LAJMI I FUNDIT:

Diskutohet për sigurimin shëndetësor të Policisë së Kosovës

Diskutohet për sigurimin shëndetësor të Policisë së Kosovës

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, është takuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa dhe kryetaren e sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi.

Në këtë takim është diskutuar për sigurimet shëndetësore dhe jetësore të policëve të Kosovës.

Ndryshe për mungesën e sigurimit shëndetësor të policëve të Kosovës, shpesh ka pasur kritika karshi institucioneve të Kosovës. /Telegrafi/