LAJMI I FUNDIT:

Diskutohet ideja për një koncert në Evropën Juglindore për ditën e Evropës

Diskutohet ideja për një koncert në Evropën Juglindore për ditën e Evropës
????????????????????????????????????

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, ka pritur në një takim ambasadorin e Sllovenisë të akredituar në Kosovë, Miljan Majhen, të shoqëruar nga ambasadori i Kulturës së Sllovenisë.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin në fushën e Kulturës dhe të Rinisë, si dhe për nismat e tjera të bashkëpunimit bilateral dhe rajonal që ndërlidhen me aktivitete të përbashkëta kulturore dhe rinore, ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës.


Po ashtu, në kuadër të ditës së Evropës, Ambasadori i Kulturës së Republikës së Sllovenisë prezantoi idenë e organizimit të një koncerti në gjashtë vendet e Evropës Juglindore, me përfshirjen e talenteve të rinj që vijnë nga bota e muzikës, po edhe të fushave të tjera, përmbyllja e të cilit synohet të jetë në Bruksel, në ditën e Evropës, më 9 maj.

Hoti ofroi përkrahje për një iniciativë dhe aktivitet të tillë, duke siguruar bashkëpunim dhe ndërmarrjen e masave të nevojshme për realizimin sa më të suksesshëm të këtij aktiviteti.