LAJMI I FUNDIT:

Diskutimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE, kritikojnë Serbia, Mali i Zi e Bosnja

Diskutimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE, kritikojnë Serbia, Mali i Zi e Bosnja

Biljana Pantiç Pila nga Serbia kritikoi raportin e deputetes greke duke thënë se çështja e themelimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës nuk mund të anashkalohet.

“Ju keni vendosur të shkelni ligjin ndërkombëtar. Nëse lejoni të ashtuquajturën Kosovë të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, pa themelimin e Asociacionit, atëherë Asociacioni nuk do të themelohet asnjëherë”, tha ajo.


Maja Vukiçeviç, deputete e Malit të Zi, po ashtu u deklarua kundër antarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Vukiçeviq është anëtare e Partisë Popullore Demokratike (DNP) proruse në parlamentin malazias.

Branislav Borenoviç nga Bosnja dhe Hercegovina u shpreh kundër anëtarësimit duke thënë se “duke vendosur në agjendë pranimin e të ashtuquajturës Kosovës po dëshmojmë kolapsimin e të drejtës ndërkombëtare, në zemër të Evropës”.

Përfaqësuesja e Shqipërisë në KiE, Blerina Gjylameti është shprehur se Kosova duhet të jetë anëtare e kësaj organizate, ndërsa po mbahet dhe Asambleja e Përgjithshme.

Ajo është shprehur se votimi për Kosovën është një votë për stabilitetin në Ballkan dhe më gjerë.

Më tej ajo shtoi se anëtarësimi do të garantojë që çdo individë në Kosovë, që pavarësisht etnisë të jetojë në dinjitet falë kësaj organizate

“I shërben rindërtimit të rajonit. I shërben të mirës së një vendi që ka kërkuar  fleksibilitet ashtu dhe vendosmëri. Ky anëtarësim do të garantojë që çdo individë në Kosovë, që pavarësisht etnisë të jetojë në dinjitet falë kësaj organizate. Votimi për Kosovën është një votë për stabilitetin në Ballkan dhe më gjerë.

Është një mesazh i qartë që Evropa duhet të jetë e bashkuar. Është me rëndësi që Kosova të bashkohet me familjen dhe vlerat tona. Teksa  përballemi me sfida të reja, le ta mirëpresim Kosovën në kupolën tonë. Le ta përfaqësojmë këtë mundësi historike që do të përforcojë unitetin e Europës ku çdo vend të mund të jetojë më paqe dhe harmoni”, tha ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Politikë
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Kalo në kategori