Billboard ka bërë një listë të këngëve më të mira që janë bërë nga artistë të famshëm si dedikim për miqtë ose të afërmit që kanë ndërruar jetë.

  1. See You Again – Wiz Khalifa ft. Charlie Puth – Është dashur një këngë e veçantë për të zhvendosur regjimin 14 javësh të Bruno Mars me “Uptown Funk”. Kjo ishte pikërisht kënga që është përdorur në filmin “Furious 7” që është një dedikim për aktorin e ndjerë të franshizës, Paul Walker.


  1. I’ll be Missing You – Puff Daddy & Faith Evans – Vdekja e Notorious B.I.G e ka mërzitur shumë botën e hip-hopit dhe industrinë e muzikës në përgjithësi. Puff Daddy dhe gruaja e të ndjerit, Faith Evans bashkë me 112 të tjerë e kanë ruajtur kujtimin e tij me këtë baladë të bukur që ishte një përpunim i këngës “Every breath you take” nga The Police. Kënga ka kryesuar toplistën e Billboard për 11 javë rresht.

  1. Candle in the Wind – Elton John – Versioni origjinal i vitit 1973 është shkruar në vitin 1973 në kujtim të Marilyn Monroe ndërsa në vitin 1997 Elton John e ka rikthyer në një baladë në piano dedikuar Princeshës Diana pas vdekjes së saj. Duke filuar nga 11 tetori 1997, kënga ka kryesuar për 14 jav me radhë dhe ka shitur mbi 10 milionë kopje vetëm në Shtet e Bashkuara dhe ka CD-ja ka mbetur si kënga më e shitur e të gjitha kohëve në Amerikë.

  1. A Day Without Me – U2 – Bono dhe grupi i tij U2 kanë shkruar këngën në kujtim të artistit të ‘Joy Division’ Ian Curtis pas vetëvrasjes së tij. Këtë këngë U2 i dedikon Curtis dhe vlerës së jetës së çdo njeriu.

  1. Missing You – Diana Ross – Kënga emocionuese e vitit 1984 e shkruar nga Liones Richie përshkruan për mrekulli shoqërinë e gjatë mes Diane Ross dhe Marvin Gaye dhe këtë këngë Ross i kushton mikut të saj të ndjerë.

  1. Man on the Moon – R.E.M – Nga albumi i vitit 1992 nga R.E.M. kjo ishte ndër këngët më të suksesshme e cila i është dedikuar komedianit të çuditshëm, Andy Kaufman.