Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët se në rrugën Prishtinë-Pejë, N9 te “Kroni i Mbretit” është bllokuar rruga për shkak të ujërave, mirëpo është intervenuar dhe është zhbllokuar nga kompanitë mirëmbajtjes dhe policia është në vend ngjarje.
Në regjionin e Gjilanit 2, rruga R 124 drejtimi Kamenicë – Strezovc është e bllokuar për shkak të dëmtimit të urës nga vërshimet e ujit.
Në pjesën dalëse te autoudhës R7 “Ibrahim Rugova”, në Mazgit që e lidhet me rrugën nacionale N2 kemi plasaritje (deformim) të rrugës, është sinjalizuar ajo pjesë e rrugës dhe po kujdeset kompania e mirëmbajtjes që komunikacioni të lehtësohet.
Në pjesën Gjilani 1, gjendja e rrugëve është e mirë, ka pasur të reshura të shiut, ku si pasojë dhe ka pasur erodime të gurëve, është intervenuar në largimin e tyre në të gjitha drejtimet. Ka vështirësi gjatë qarkullimit të automjeteve, por me kujdes të shtuar mund të kalohet.
Ne pjesën Ferizaji 1, rruga Brezovicë – Sharr ka dy pengesa të cilat është intervenuar nga ekipet e mirëmbajtjes. Punimet që janë zhvilluar dhe vazhdojnë në vendosjen e disa gypave për ndërtimin e një hidrocentrali përgjatë kësaj rruge, në këtë viti (2020), kanë bërë që të ngushtohet trupi i rrugës, parkingjet që kanë qenë janë dëmtuar, mirëpo rruga është e kalueshme me kujdes të shtuar. Si pasojë e këtyre dy problemeve të lartshënuara, intervenimi është bërë shumë i vështirë pothuajse i pamundur, problem tjetër është mungesa e parkingjeve dhe si pasoje e kësaj automjetet parkohen në rrugë duke na e bërë të pamundur në disa raste depërtimin e kompanive në atë pjesë.
Në pjesën Gjilani 2, në disa pjesë për shkak të reshjeve të shiut ka erodime dhe rrëshqitje të dheut (Shpashnice e Epërme – Desivojce kilometri 55-60), por që është intervenuar.
Në regjionin Peja 1, ka pasur reshje të borës, po ashtu ka edhe reshje të shiut me akull. Vazhdimisht është bërë largimi i borës dhe shpërndarja e kripës. Të gjitha rrugët janë të kalueshme.
Për shkak të reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borë në rrugën N2 Prishtinë – QMI, afër rreth rrotullimit në QMI ka grumbullim të ujit në shtresa qarkulluese si pasoj e nivelimit te pronave përreth rrugës. Ne me ekipet tona ne asistim me Policinë e Kosovës, si masë preventive kemi bërë mbylljen e qarkullimit në këtë segment rrugor nga rreth rrotullimi mbi hekurudhë deri në rreth rrotullim të QMI-së. Po ashtu kemi bërë hapjen e një kanali nëpër prona private në mënyrë që të vijë deri te largimi i ujit nga shtresat qarkulluese po largimi i ujit po vazhdon me një intensitet të vogël pasi që ka grumbullim të ujit edhe në pronat rreth rrugës.
Është bërë largimi i materialit të eroduar nga shtresat qarkulluese në rrugët: Veterrnik – Llabjan, Shtime – Carraleve, Prishtinë – Mutivodë dhe Komoran – Carralevë.
Në rrugën Ferizaj – Gjilan, konkretisht në Sojevë, ka vërshime shkaku i të reshurave, mirëpo kompania e mirëmbajtjes dhe Policia e Kosovës po kujdesen që t’i orientojnë shoferët në rrugë alternative.
Ministria e Infrastrukturës lut të gjithë qytetarët që të jenë të vëmendshëm dhe t’iu përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes. Reshjet e shiut kanë bërë që të ketë vërshime në shumë rrugë, por po punohet që qarkullimi të jetë normal. Ministria e Infrastrukturës do t’iu mbajë të informuar për çdo ndryshim. /Telegrafi/
Vërshimet në disa rajone të Kosovës:
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë