LAJMI I FUNDIT:

Disa e cilësuan si njeri me probleme mendore, e disa si “gjeni” – britanikja tregon në TikTok metodat që i përdori për të parë nëse po e tradhton partneri  

Disa e cilësuan si njeri me probleme mendore, e disa si “gjeni” – britanikja tregon në TikTok metodat që i përdori për të parë nëse po e tradhton partneri  

Shumica e çifteve pajtohen që ndarja në raste të caktuara është momenti i tyre më i rëndë, mirëpo rrethanat dhe arsyeja e ndarjes shpesh sjell histori nga më të ndryshmet.

Një përdoruese e rrjetit sociale TikTok, Chloe Powell nga Britania e Madhe, ka regjistruar bisedën me një mikeshë e cila në detaje i tregoi se si ka arritur ta zë “me presh në duar” partnerin që po e tradhtonte, transmeton Telegrafi.


Videoja që ka marrë mbi 113.000 pëlqime, një mikeshë anonime e Chloe dëgjohet duke thënë “e zura”, para se të fillonte t’i shpjegonte se si e përdori Instagramin për ta zbuluar të vërtetën.

Në njëfarë mënyre, ajo u shndërrua në detektive duke përdorur kërkimin për lokacione të qindra fotografive që ishin etiketuar me partnerin, dhe tregoi se si kishte “ndjekur” çdo profil të femrave që ajo dyshonte.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ajo më pas kishte shikuar të gjitha “stories” në Instagram, me qëllim që të sigurohet se po i regjistronte për t’i analizuar më vonë.

Pasi u sigurua se i ka ruajtur në telefon, ajo i shikoi disa herë videot me xhirim të ngadalësuar – në rast se partneri i saj shfaqej në prapavijë.

E pavarësisht që një grup e cilësojnë si njeri me probleme “mendore”, të tjerët e kanë përgëzuar për përpjekjet për të zbuluar të vërtetën.

“Nuk është e sëmurë, thjesht është e mençur”, ka shkruar një përdorues i kësaj platforme. Disa e kanë cilësuar si “gjeni”. /Telegrafi/

@chlopowell2MI5 or the FBI please employ her… #fyp #BeBold #psycho #investigator #mi5

♬ original sound – Chloe Powell