LAJMI I FUNDIT:

Disa arsye se përse DUHET ta bëni MASTURBIMIN pjesë të RUTINËS DITORE

Disa arsye se përse DUHET ta bëni MASTURBIMIN pjesë të RUTINËS DITORE

Çdo njeri masturbon, apo jo? A duhet të ndodh kjo, dhe sa shpesh duhet të bëhet?

Sipas një studimi të fundit, thuhet se më shumë se gjysma e amerikanëve të rritur masturbojnë deri në katër herë brenda javës. Meshkujt masturbojnë më shpesh se femrat, dhe ndoshta ka ardhur koha të ndryshohet kjo, transmeton Telegrafi.


Sidoqoftë, masturbimi, sipas shumë ekspertëve shëndetësorë dhe studimeve, është shumë i mirë për shëndetin e përgjithshëm të njeriut, si atë mendor, njashtu edhe fizik.

Më poshtë, i keni të listuara disa arsye se përse duhet ta bëni masturbimin pjesë të rutinës tuaj ditore!

Do të merrni një dozë të dopaminës, endorfineve dhe oksitoksinës

Sipas një studimi të vitit 2009 nga Universiteti i Michigan, orgazmat e bëjnë trupin të liroj dopaminë, endorfine dhe oksitoksin.

Përmirësimi i këtyre hormoneve e ulë kortisolin, që është hormoni kryesor i stresit.

Tek meshkujt, masturbimi i shpeshtë e përmirëson kualitetin e spermës

Përse ndodh kjo? Për shkak se ka më pak dëme në ADN dhe në probleme të lëvizshmërisë me spermë të freskët, transmeton Telegrafi.

Femrat që masturbojnë rregullisht ndjehen më mirë për trupin e tyre

Kjo gjë shpinë në nivel më të lartë të vetëbesimit.

Kur e dini se për çfarë keni nevojë që të përjetoni orgazëm dhe kënaqësi, ju e forconi inteligjencën emocionale dhe lidhjen me trupin.

Do të ndjeni më pak dhimbje

Orgazmat e rrisin qarkullimin e gjakut te truri dhe organet riprodhuese, gjë që i zvogëlon dhimbjet menstruale dhe dhimbjet e kokës.

Thjesht është ndjenjë e mirë të përjetoni ORGAZËM

Të gjithë kemi nevojë për më shumë kënaqësi në jetët tona, apo jo?

Pra, përse të mos masturboni dhe të bëni pak qejf?! /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Intimitet dhe Pasion
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Kalo në kategori