LAJMI I FUNDIT:

Diplo – një tjetër yll botëror që do të performojë në “Sunny Hill Festival 2022”

Diplo – një tjetër yll botëror që do të performojë në “Sunny Hill Festival 2022”
Diplo dhe Dua Lipa (Foto: Getty Images)

Festivali “Sunny Hill” po afron dhe bashkë me të edhe një sërë yjesh me famë botërore.

Pas reperëve të famshëm, Skepta dhe AJ Tracey, është konfirmuar performanca e një tjetër artisti të madh.

Bëhet fjalë për Thomas Wesley Pentz apo siç njihet për të gjithë Diplo, me një karrierë të bujshme si DJ, producent dhe tekstshkrues me bazë në Los Angeles.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e “Sunny Hill”, në një postim të hedhur në Instagram.

“Sunny Hill Festival 2022” - konfirmohet performanca e reperit britanik Skepta
Lexo po ashtu “Sunny Hill Festival 2022” - konfirmohet performanca e reperit britanik Skepta

“Sunny Hill Festival do të jetë elektrik. Legjenda e zhanrit elektronik dhe dance Diplo. Si një artist i nominuar dhjetë herë për Grammy, Diplo është themelues i muzikës elektronik dance”, thuhet mes tjerash në postim.

I njëjti është i njohur edhe për një bashkëpunim shumë të veçantë me Dua Lipën dhe Silk Cityn, të cilin e sollën në vitin 2018.

Kënga mban titullin “Electricity” dhe dyshja e Silk City përbëhet nga Mark Ronson dhe Diplo, kështu që deri më tani mbetet një hit i vërtetë me mbi 160 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Magazina
E vërteta

E vërteta "e errët" e serisë së animuar "Tom and Jerry", a keni ditur?

Magazina
Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Magazina
Kalo në kategori