Sonte do mbahet nata e tretë e festivalit “Sunny Hill” njëherësh edhe e  fundit, ku pritet të performojë ylli botëror, Calvin Harris.

Përgjatë këtyre dy netëve, publiku kishte mundësi të shijonte performanca të ndryshme nga artistë të huaj e lokalë.

Krahas vitit të kaluar, Dua Lipa sivjet u argëtua pafund me performancat e këngëtareve të tjerë, derisa akoma nuk ka interpretuar ndonjë projekt të sajin.

Megjithatë, në rrjetet sociale po vazhdon të sjell imazhe dhe video të shumta nga atmosfera që po krijohet në “Sunny Hill”.

Me këtë rast, ajo ka pranuar edhe një sërë komentesh, në mesin e tyre edhe një nga DJ i famshëm amerikan, Diplo.

“Do vij vitin tjetër”, është komenti që ia ka lënë këngëtares shqiptare, gjersa lë të kuptohet se ky artist do ngjitet vitin tjetër në skenën e festivalit ndërkombëtar të muzikës.

Nga ana tjetër, Diplo i cili ka bashkëpunuar me yje si Justin Bieber, Madona, Britney e Beyonce duket se është vullnetari i parë për “Sunny Hill 2020”. /Telegrafi/