LAJMI I FUNDIT:

A i dinit besëtytnitë më të çuditshme të futbollistëve të këtij Evropiani?

A i dinit besëtytnitë më të çuditshme të futbollistëve të këtij Evropiani?

Edhe pse Stevie Wonder ka kënduar se “besëtytnia nuk është rruga e duhur”, ka shumë futbollistë në Euro 2016 të cilët nuk pajtohen me të.

Sonte në Marsejë, Polonia dhe Portugalia po luajnë ndeshjen e parë të çerekfinaleve, ku lojtarët e tyre, stafi si dhe të gjithë tjerët, të gjashtë ekipeve të mbetura do të kryejnë ritualet (besëtytnitë) e tyre të vogla, në të cilat besojnë se do t’u japin atyre një shans më të mirë për të hyrë në gjysmëfinale.


Për shembull, ju kurrë nuk do të shihni trajnerin e Uellsit, Chris Coleman pa xhaketën e tij.

1

Po pse? Sepse që në fillim të ”mbretërimit” të tij, ekipi i Uellsit pësoi një humbje të thellë 6-1 në kualifikueset e Kupës së Botës nga Serbia: “Ishte me të vërtetë shumë nxehtë atë natë, kështu që unë hoqa xhaketën”,- tha ai. “Prandaj, që atëherë, pavarësisht gjithçkaje, e kam mbajtur veshur xhaketën, sepse nuk dua ta përjetoj përsëri atë natë”, shprehet Coleman.

Gjithashtu, ekipi i Italisë ka një numër besëtytnish.

Një prej tyre është se para ndeshjeje, një lojtar i rastësishëm, i ndryshëm për çdo ndeshje, duhet të mbajë një fjalim.

2

“Këtë herë ishte radha ime”,- thotë Emanuele Giaccherini pasi ekipi i tij mposhti 2-0 Spanjën. “Unë u thashë se kjo ishte një lojë që ne duhet ta fitonim me zemër”,- deklaron Giaccherini.

”Hajmalia” e Portugalisë, Cristiano Ronaldo, thuhet se ka një numër shumë të madh besëtytnish që duhet të kryhen para një lojë.

Nëse udhëton me aeroplan, Ronaldo duhet që të zbresë patjetër i pari. Nëse udhëton me autobus, atëherë ai duhet të zbresë i fundit, si dhe duhet të shkelë, herën e parë, me këmbën e djathtë mbi barin e fushës ku luhet ndeshja.

Por, për disa ekipe, besëtytnitë thjesht nuk funksionojnë.

Megjithatë, lojtarët e Anglisë shfaqën një lidhje të çuditshme për një luan lodër me emrin Leo, i cili kishte vendin e tij në stol në ndeshjen e fundit për të 16-at kundër Islandës.

Megjithatë, Leo vetëm sa mund ”të vështronte” fatin e ekipit të tij në mposhtjen me rezultain 1-2 për Islandën

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Intimitet dhe Pasion
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori