LAJMI I FUNDIT:

Dinamo Zagreb nuk ka fituar asnjëherë në Kosovë në vitet 70-të dhe 80-të, Trepça dhe Prishtina morën rezultate mbresëlënëse

Dinamo Zagreb nuk ka fituar asnjëherë në Kosovë në vitet 70-të dhe 80-të, Trepça dhe Prishtina morën rezultate mbresëlënëse

Ballkani sot pret Dinamo Zagrebit në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Mediumi kroat 24sata.hr ka rikujtuar rezultatet e Dinamo Zagrebit në elitën e futbollit jugosllav, kur ka udhëtuar në Kosovë, ku në gjashtë raste, blutë kanë dy barazime dhe katër humbje.


Sigurisht, asnjë nga ato ndeshje nuk ishte pjesë e Kupave Evropiane, por si pjesë e shtetit të shpërbërë.

Klubi i madh kroat e vizitoi Kosovën gjashtë herë dhe kurrë nuk ka shënuar fitore, edhe në të gjitha rastet ishte favorit, si sot kundër Ballkanit.

Mediumi 24sata i përshkruan ndeshjet me klubet nga Kosova si të nxehta dhe të ndërlikuar… ku nuk mungonte ashpërsia. Kundër Prishtinës, Vlado Kasalo theu klavikulën, kurse Drazen Besek theu këmbën.

Këto ndodhën në pesë vizitat e Dinamos në Prishtinë nga viti 1983 deri në 1988.

Fillimisht Dinamo humbi dy ndeshje 3-2 dhe 2-0, pastaj mori një barazim 0-0 kur Prishtina udhëhiqej nga Ciro Blazevic. Pastaj një tjetër humbje 2-0 dhe një barazim 0-0.

Pra, në katër vizitat e fundit në Kosovë, Dinamo nuk ka shënuar asnjë gol!

Edhe në sezonin 1977/78, kur Trepça ishte pjesë e elitës, Dinamo humbi 3-2 në Mitrovicë.

Edhe sot ndaj Ballkanit skuadra kroate Dinamo edhe pse me tetë lojtarë që i mungojnë është favorit dhe ka koeficient të fitores prej 1.71, ndërsa Ballkani për fitore ka koeficient 5. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori