LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov takohet me pasardhësin e Mogherinit në KE, Josep Borrell

Dimitrov takohet me pasardhësin e Mogherinit në KE, Josep Borrell

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, i cili bashkërisht me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska marrin pjesë në Forumin strategjik të Bledit, sot pasdite kishte takim të shkurtër me kolegun nga Spanja, Josep Borrell, i nominuar për funksionin e përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Dimitrov realizoi takim edhe me kryeministrin e Sllovenisë, Marjan Sharec dhe me shefin e diplomacisë turke, Mevlut Çavushogllu, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në margjinat e forumit, Dimitrov dhe Sheqerinska sot do të takohen edhe me Mattew Palmer, i cili më herë u emërua si përfaqësues special i SHBA-ve për Ballkanin dhe me drejtorin e përgjithshëm për çështje politike në Dhomën e Jashtme të Britanisë së Madhe, Richard Moor.

Dimitrov nesër do të mbajë fjalim në panel ku do të flasë për perspektivat evropiane të Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori