LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Shkupi dhe Sofja kanë momente dhe ngjashmëri të përbashkëta historike

Dimitrov: Shkupi dhe Sofja kanë momente dhe ngjashmëri të përbashkëta historike

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Verut, Nikolla Dimitrov, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Bullgari, në një intervistë për BTV tha se Shkupi dhe Sofja kanë momente dhe ngjashmëri shumë të përbashkëta historike dhe ky është një parakusht i mirë për afërsi dhe bashkëpunim, e jo për konflikte.

Sipas Dimitrovit qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët e Bullgarisë nuk mund të jenë të afërt nëse mes tyre nuk kanë respekt të ndërsjellë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shefi i diplomacisë në intervistë u përqendrua edhe në Marrëveshjen e Prespës me të cilën u mbyll kontesti shumëvjeçar për emrin dhe u hap rruga e Shkupit ndaj BE-së dhe NATO-s.

“Për shkak të emrit ishim të bllokuar në vendin e pritjes së BE-së dhe NATO-s, por gjetëm mënyrë për ta ndryshuar këtë dhe njëkohësisht ta ruajmë dhe ta konfirmojmë identitetin – ne megjithatë jemi maqedonas”, tha Dimitrov.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në kuadër të vizitës në Sofje, sot do të takohet me kolegen bullgare, Ekaterina Zaharieva, ndërsa do të pritet edhe nga presidenti Rumen Radev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
MPJD ka njoftuar QUINT-in për arrestimin e qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe

MPJD ka njoftuar QUINT-in për arrestimin e qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe

Lajme

"20 mijë euro për statusin e viktimës së luftës", rrëfimi i të mbijetuarës së masakrës së Abrisë

Lajme
​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

Lajme
Osmani uron presidentin e El Salvadorit: Mund të mbështeteni te Kosova si një partner i fortë

Osmani uron presidentin e El Salvadorit: Mund të mbështeteni te Kosova si një partner i fortë

Lajme
Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Lajme
Kalo në kategori