LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Franca dhe Ballkani luftojnë për vlerat e njëjta

Dimitrov: Franca dhe Ballkani luftojnë për vlerat e njëjta

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, para fillimit të mbledhjes ministrore me BE-në në Helsinki, porositi se është më mirë të flitet për kompletimin e BE-së, në vend se për zgjerimin e saj.

I pyetur për “kundërshtimin” e Francës për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, Dimitrov tha se sipas informatave të tij, Parisi ende nuk ka marrë pozitë për këtë çështje dhe se për disa ditë do të udhëtojë në Francë në takime, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk duhet të flasim për zgjerim, por për kompletim, pasi që rajoni tërësisht është i rrethuar me vende anëtare të BE-së, karta e Evropës do të mbetet e njëjtë pasi këto vende të anëtarësohen, nuk do të zgjerohet, dhe nëse e bëjmë siç duhet, të gjithë do të jemi fitues, ajo për çka lufton Makron në BE është ajo për çka ne luftojmë në rajon, luftojmë për vlerat e njëjta”, deklaroi Dimitrov në Helsinki.

Ministri përkujtoi se procesi i zgjerimit bazohet në merita individuale dhe se nuk duhet të flitet për pako të vendeve, siç është rast për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Më së miri është të dy vendet, dy vendet është më mirë se një, por një është më mirë se asnjë, e ne nuk e kemi luksin që ta lëshojmë mundësinë për sukses”, porositi ministri para fillimit të mbledhjes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori