LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: BE e ka borxh të tregojë nëse ka konsensus për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Dimitrov: BE e ka borxh të tregojë nëse ka konsensus për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov, përmes rrjeteve sociale kërkon që Bashkimi Evropian duhet të tregojë nëse ka konsensus për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Ai thotë se këtë përgjigje e meritojnë këto vende dhe qytetarët e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Ajo që më së paku BE ia ka borxh rajonit është të jetë i drejtpërdrejtë me ne. Nëse nuk ka më konsensus për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe nëse premtimi i Selanikut në vitin 2003 nuk qëndron. Qytetarët e meritojnë ta dinë”, ka shkruar Dimitrov në Twitter.

Ai i ka falënderuar liderët e vendeve të BE-së, të cilët kanë mbështetur nisjen e negociatave, si dhe për arritjen e Marrëveshjes së Prespës.

“Përderisa presim të ketë konsensus, duhet të vazhdojmë t’i mbrojmë vlerat e vërteta evropiane në shtëpi”, shkruan Dimitrov./Telegrafi/