LAJMI I FUNDIT:

Dikush e parashikoi saktë sesi do të përfundonte Chelsea në këtë sezon

Dikush e parashikoi saktë sesi do të përfundonte Chelsea në këtë sezon

Frank Lampard është rikthyer për periudhën e tij të dytë si trajner i Chelseat. Ai është strategu i tretë këtë sezon që merr drejtimin e koubit londinez, edicion ky që filloi nën urdhrat e Thomas Tuchel.

Tuchel udhëhoqi Chelsean drejt një fitoreje në Ligën e Kampionëve në 2021, por u shkarkua shtatorin e kaluar kryesisht për shkak të dallimeve të personalitetit me Todd Boehlyn, i cili më pas punësoi Graham Potterin.


Për sa i përket trajnerëve, anglezi ishte më i dobëti në histori të tyre, ndërsa fitoi vetëm 12 nga 31 ndeshjet e tij si trajner i Chelseat dhe u shkarkua pas humbjes 2-0 nga Aston Villa.

Chelsea mund të detyrohet të 'ndryshojë emrin' nëse largohet nga Stamford Bridge
Lexo po ashtu Chelsea mund të detyrohet të 'ndryshojë emrin' nëse largohet nga Stamford Bridge

Lampard, golashënuesi rekord i Chelseat dhe fituesi i Ligës së Kampionëve që fitoi po ashtu edhe tre tituj të Ligës Premier, rikthehet në mënyrë të përkohshme. Ai e ka drejtuar Evertonin për herë të fundit deri në janar të këtij viti. Periudha e tij e fundit si trajner i Chelseat zgjati 18 muaj nga 2019 deri në janar 2021.

Në rrjetet sociale kishte reagime të përziera për rikthimin e tij në skuadër me disa tifozë të lumtur që e kishin kthyer në klub.

“A do të ishe ende një tifoz i Chelseat, nëse nuk do ta doje Frankin?”, shkroi një përdorues i Reddit.

Gjashtë trajnerë që mund të drejtojnë Chelsean, pas shkarkimit të Graham Potter - secili më i mirë se tjetri
Lexo po ashtu Gjashtë trajnerë që mund të drejtojnë Chelsean, pas shkarkimit të Graham Potter - secili më i mirë se tjetri

Të tjerët nuk ishin aq të etur. Disa madje ishin edhe konfuz.

“Lampard e përfundon sezonin e Chelseat si trajner i përkohshëm”, ka shkruar një përdorues ne Twitter, në një parashikim të bërë në muajin gusht të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori