LAJMI I FUNDIT:

Dikur konsumonte 13 mijë kalori në ditë dhe peshonte 152 kilogramë, britaniku brenda 18 muajve arriti të transformohet

Dikur konsumonte 13 mijë kalori në ditë dhe peshonte 152 kilogramë, britaniku brenda 18 muajve arriti të transformohet

Një baba që dikur peshonte 152 kilogramë, pas konsumimin e numrit të njëjtë të kalorive për vite më parë, tani ka arritur të shndërrohet në një person krejt tjetër – duke krijuar muskuj të jashtëzakonshëm në tërë pjesët e trupit.

Paul Barnard, 39-vjeç nga Surrey, Britani e Madhe, pranoi se dikur kishte konsumuar 13 mijë kalori në ditë – duke filluar ditën me ngrënien e një kilogrami djathtë, shumë bukë dhe ëmbëlsira, transmeton Telegrafi.


Madje tha se kishte ngrënë aq shumë sa që çdo herë kishte ndjerë dhimbje në tërë pjesët e trupit. Megjithatë pasi arriti kulmin e mbipeshës (152 kilogramë) vendosi të ndryshojë për të mirë.

Konsumi ditor i kalorive ishte i barabartë me ushqimin që duhet siguruar për të ushqyer tetë anëtarë të një familje.

Por ky baba i dy fëmijëve angazhoi një instruktor fitnesi, që e ndihmoi të transformohet dhe këtë e arriti brenda 18 muajve.

Për këta muaj humbi 76 kilogramë dhe tani thotë se ndihet mirë si kurrë më parë. Sikur kjo të mos mjaftonte, tani është dhënë pas fitnesit sa që as edhe një ditë nuk e lejon veten t’i humb pa shkuar në palestër. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
Arka e vetëshërbimit të zinxhirit amerikan shkaktoi të qeshura

Arka e vetëshërbimit të zinxhirit amerikan shkaktoi të qeshura

Fun
Kërkim faljet më të çuditshme

Kërkim faljet më të çuditshme

Fun
E dinë

E dinë

Pyetje për një milion – Si përfundoj vetura aty

Pyetje për një milion – Si përfundoj vetura aty

Fun
Ligjërata

Ligjërata

Kalo në kategori