LAJMI I FUNDIT:

Diku prinë SHBA, diku Rusia e diku Kina: Radhitja e ushtrive të botës, sipas fuqisë dhe armatimit (Foto)

Diku prinë SHBA, diku Rusia e diku Kina: Radhitja e ushtrive të botës, sipas fuqisë dhe armatimit (Foto)

“Global Firepower Index” ka bërë një ranglistë të ushtrive të 126 vendeve të botës, sipas fuqisë së tyre në njerëz dhe në armatim. Sikurse në çdo ranglistë të forcave të armatosura edhe këtu prin SHBA-ja dhe menjëherë pas saj vijnë Rusia dhe Kina.

Por lista është bërë, e bazuar në 40 faktorë të ndryshëm. Kështu, ka faktorë në të cilët radhitja ndryshon, shkruan focus.de. Për shembull, SHBA prin me numrin e aeroplanëve dhe me lartësinë e buxhetit ushtarak, ndërsa Rusia me numrin e tankeve e Kina me numrin e ushtarëve.


Në Evropë deri vonë ka qenë Britania e Madhe fuqia më e madhe ushtarake ndërsa së fundi asaj ja ka zënë vendin Franca, transmeton albinfo.ch. Kjo është e pesta fuqi në botë ndërsa Britania e Madhe, e gjashta. Vendin e katërt në këtë listë e zë India.

Gjermania zë vendin e nëntë në botë dhe të tretin në Evropë për nga fuqia e gjithmbarshme ushtarake. Aty afër është dhe Turqia, e teta në botë.

SHBA ka më së shumti aeroplanë, gjegjësisht 13.444, me çka e lë shumë larg Rusinë, e cila ka “vetëm” 3547 sish. Por Rusia i ikë po kaq shumë SHBA-së me numrin e tankeve: ajo ka 15398 tanke ndërsa SHBA, 8848, përcjell albinfo.ch. Edhe Kina ka më shumë tanke se sa Rusia, gjegjësisht 9158 sish.

Një kuriozitet që e vë në pah kjo ranglistë është se tri vendet e Baltikut: Letonia, Estonia dhe Lituania, të marra së bashku kanë më pak aeroplanë se Shqipëria e cila, si e vetme, ka 22 aeroplanë!

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Kroacia
Kalo në kategori