LAJMI I FUNDIT:

“Digjitalizimi i sistemit për menaxhim me kriza në Maqedoni do të bëhet sipas standardeve të NATO-s”

“Digjitalizimi i sistemit për menaxhim me kriza në Maqedoni do të bëhet sipas standardeve të NATO-s”

Digjitalizim të tërësishëm të sistemit për menaxhim me kriza në shtet do të mundësojë zbatimi i NICS – Next Generation Incident Command System – NATO SPS Projekt (Gjenerata e ardhshme e Sistemit për menaxhim me incidente), projekt i siguruar me mbështetje nga SHBA-ja dhe NATO-ja.

Drejtori i QMK-së Agron Buxhaku, në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp me rastin e promovimit të sistemit theksoi se me këtë projekt të madh avancohet i gjithë sistemi për menaxhim me kriza me teknologji moderne edhe atë falë NATO-s i cili në këtë mënyrë tregon se nuk është vetëm Aleancë për siguri klasike dhe siguri të qytetarëve, ndërsa në të cilën shpresojmë se do të bëhemi shumë shpejtë anëtare e 30-të.


“Me këtë sistem e gjithë Republika e Maqedonisë së Veriut do të mbulohet. Ne si QMK bëjmë trajnime në nivel lokal se si të zbatohet ky sistem me të cilin në secilin moment të gjitha institucionet do të kenë kontroll me ndihmën e teknologjisë moderne dhe internetit në vendet ku ka fatkeqësi”, tha Buxhaku, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Profesori i Universitetit MIT në Masachusets SHBA, Gregori Hogan sqaroi se këtë sistem e kanë zhvilluar së bashku me Shërbimin zjarrfikës të shtetit federal amerikan Kalifornia, ku shpesh ndodhin zjarre nga përmasat e mëdha. Paraqet platformë e cila mundëson lidhje dhe koordinim për veprim të përbashkët të të gjitha organizatave përmes së cilës ndahen informacionet, harta, video në ueb me ndihmën e teknologjive moderne.

“Sistemi u tregua shumë i suksesshëm në SHBA, ndërsa zbatohet edhe në Australi. Tani NATO-ja kërkoi nga ne që të punojmë me Maqedoninë që ta zhvillojmë sistemin këtu. Maqedonia ishte proaktive në adaptimin e sistemit të nevojave personale, specifike për vendet e këtij sistemi softuerik”, tha Hogan.

Në pyetjen e gazetarëve Buxhaku sqaroi se veprimtaria kryesore e QMK-së është koordinimi me aktivitetet e institucioneve kompetente në rast të katastrofave nga përmasat më të mëdha, ndërsa për gjendjen në të cilën ndodhen njësitë zjarrfikëse në vend kompetent janë, vetëqeverisjet lokale, si dhe NP Pyjet e Maqedonisë.

Zbatimi i plotë i NICS projektit, siç ishte miratuar në seancën e 141-të të Qeverisë, duhet të realizohet deri më 1 dhjetor të vitit 2020, që praktikisht domethënë se Republika e Maqedonisë së Veriut si anëtare e 30-të në NATO, do të ketë sistem digjital bashkëkohor të zbatuar për menaxhim me kriza. Deri më tani me trajnim për zbatim të sistemit ishin përfshirë 552 persona.

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori