E plotësur: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, tha se dy zjarrfikës, të angazhuar për fikjen e zjarrit në kompleksin Arlis, në rrugën e Dibrës, pranë “Farmacisë 10”, janë paraqitur në urgjencë për të marrë ndihmë mjekësore.

Në një prononcim për media, Hita tha se dy efektivët e forcave zjarrfikëse janë në gjendje të mirë shëndetësore.


“Kanë qenë dy banorë të evakuuar nga shërbimet zjarrfikëse dhe të policisë. Ata janë shumë mirë, nuk kanë probleme të rënda, përveç asfiksisë. Janë paraqitur dy punonjës të shërbimit zjarrfikës, ata kanë djegie të vogla, janë mirë me shëndet dhe nuk kanë probleme të rënda”, u shpreh Hita.

Ai theksoi gjithashtu se për shuarjen e zjarrit janë angazhuar të gjitha forcat dhe strukturat e Policisë së Shtetit që në momentin e lajmërimit të ngjarjes.

“Gjithashtu janë vënë në dispozicion repartet e FNSH-së repartet e speciale RENEA për hapjen e dyerve”, tha ai.

Tutje bëri të ditur se “akoma nuk janë kontrolluar të gjitha apartamentet deri sa të vihet zjarri nën kontroll. Nuk kemi njoftim zyrtar për humbje jete”.

Sa i përket shkaqeve të zjarrit, Hita tha se policia ka indicie dhe se po grumbullon provat e nevojshme.

“Do kryhen gjithë veprimet hetimore”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, drejtori i Shërbimit Zjarrfiksë, Arben Cara, tha se flakët janë neutralizuar. Cara tha se po punohet që të lokalizohet zjarri nga të gjitha drejtimet dhe banesat që flakët të vihen nën kontroll.

“Shumë shpejt për të folur për shkaqet e zjarrit. Jemi angazhuar maksimalisht me forcat e Policisë së Shtetit dhe Emergjencave Civile për të bërë të mundur për neutralizimin flakëve që tashmë e kemi nën kontroll. Është shumë shpejt për të thënë se zjarri është fikur, pasi po punohet në të gjitha drejtimet për të bërë të mundur lokalizmin e zjarrit në të gjitha banesat. Kemi bërë të mundur lokalizimin e zjarrit që të mos përhapet në kullat përreth”, tha Cara.

Cara shtoi se “Tirana është angazhuar me të gjitha kapacitetet e plota, mbi 50 zjarrfikës nga Bashkia Tiranë, nga Vora dhe nga Kamza. Zjarrfikësit e ushtrisë janë këtu”.

“Në orën 16:52, nga salla e policisë, ne kemi marrë lajmërimin për një zjarr në këtë kompleks dhe më pas unë kam komunikuar me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtorin e emergjencave civile, ministrin e Brendshëm dhe kemi bërë të mundur angazhimin e forcave që tashmë po punojnë intensivisht për lokalizimin e vatrave të zjarrit”, u shpreh aim raporton ATSH.

Gjithashtu Cara tha se nuk “mund të flasim për sa apartamente janë shkrumbuar, por zjarri ka përfshirë të gjithë seksionin nga veri-lindja nga kati i parë në katin e fundit në kompleks”.

E plotësuar: Vijon ende të jetë alarmante situata nga zjarri pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku një pallat i tërë u përfshi nga flakët.

Sipas A2 CNN një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer në katin e tetë të kompleksit të banimit, duke detyruar forcat zjarrfikëse të ndërhyjnë sërish.

“Edhe pse para pak minutash autoritetet thanë zyrtarisht që zjarri është vënë nën kontroll, pak minuta më parë siç duket edhe nga pamjet e drejtpërdrejta që sjell A2 CNN nisi një tjetër vatër zjarri në katin e tetë të këtij kompleksi banimi. Ka ende flakë dhe forcat zjarrfikëse nëpërmjet shkallëve janë ngjitur aty pranë dhe po luftojnë me flakët për shuarjen përfundimtare të tyre”, deklaroi ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas tij flakët përhapen me shpejtësi për shkak të materialit të përdorur në fasadën e jashtme të pallatit, i njohur si “sistem kapot”, që favorizon përhapjen e shpejtë të zjarrit.

“Sipas komunikimeve që kam pasur me ekspertë të fushës së ndërtimit dhe inxhinierë ndërtimi, fasada e jashtme e këtij pallati është problematike për shkak se thënë në gjuhën e ndërtimit sistemi kapot është i ndërtuar nga një material i cili favorizon përhapjen e shpejtë të flakëve, çka ka sjellë edhe këto përmasa të jashtëzakonshme dhe dëme të mëdha materiale, si pasojë e këtij zjarri i cili ka nisur rreth tre orë e gjysmë më parë”, raportoi ai.

Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për viktima, ndërsa 7 persona kanë mbetur të lënduar, 4 qytetarë dhe 3 zjarrfikës, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

Banorët janë evakuuar në kohë nga shërbimet e emergjencës, policia dhe forcat e ushtrisë.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme, pasi jo vetëm fasada e pallatit është djegur plotësisht, por edhe ndërtesa ngjitur ka pësuar dëmtime.

_______________________________________________________________________________________________________________

E plotësuar: Në ndihmë të zjarrfikësve ka mbërritur edhe një helikopter, i cili po hedh ujë për të shuar flakët e pallatit pranë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë.

Zjarri vijon prej më shumë se një ore e gjysmë, ndërsa po evakuohen edhe banorët.

Ndërkaq ka shkuar në 7 numri i të lënduarve nga zjarri. Mes tyre, janë edhe tre zjarrfikës me probleme nga asfiksia.

Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa gazetarja Dorjana Bezat raporton se fasada ishte me polisterol poshtë pllakave.

Zjarr i madh në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati përballë spitalit “Nënë Tereza”, evakuohen banorët

Digjet i gjithë pallati përballë spitalit “Nënë Tereza”, evakuohen banorët telegrafi.com

Një pallat është përfshirë nga flakët pasditen e së martës në Tirana, përballë spitalit “Nënë Tereza”, duke shkaktuar panik te banorët dhe evakuim të menjëhershëm të tyre.

Zjarri, sipas raportimeve, është përhapur me shpejtësi dhe ka përfshirë të gjithë ndërtesën brenda pak minutash, ndërsa banorët janë larguar me nxitim nga apartamentet, përfshirë edhe të moshuar.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë disa ekipe zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Autoritetet bëjnë të ditur se rrethanat e incidentit mbeten të paqarta, ndërsa dëmet materiale në objekt janë të konsiderueshme.

Raportohet se si pasojë e flakëve kanë mbetur të lënduar katër persona, mes tyre dy qytetarë dhe dy zjarrfikës, të cilët kanë pasur probleme nga asfiksia.

Zjarri ka përfshirë një objekt përballë spitalit “Nënë Tereza” në Spitali Nënë Tereza, një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, duke rritur shqetësimin për sigurinë e banorëve dhe infrastrukturës përreth.

- YouTube www.youtube.com