LAJMI I FUNDIT:

Digjet vetura e zëvendësministrit Millosh Peroviq

Digjet vetura e zëvendësministrit Millosh Peroviq

Një veturë është djegur rreth orës 02:00 pas mesnate, pronë e zëvendësministrit për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Qeverinë e Kosovës, Millosh Peroviq, e cila është përfshirë nga flakët në qendër të Zubin Potokut.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti.


Sipas tij, përveç dëmeve materiale nuk ka njerëz të lënduar.

Siç tha Hoti, policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është duke punuar intensivisht në zbardhjen e plotë të këtij incidenti. /Telegrafi/