LAJMI I FUNDIT:

Dieta e aktores Jassica Alba: Aktorja arriti të humbë pesë kilogram dhe ta çojë vijën në perfeksion!

Dieta e aktores Jassica Alba: Aktorja arriti të humbë pesë kilogram dhe ta çojë vijën në perfeksion!

Edhe pse figura e saj është gjithmonë e përsosur, Jessica Alba (39) pranon se ka qenë një periudhë kur ajo relaksohej dhe shtonte disa kilogramë

Fjala është për atë që të hani ushqimin i cili trupit tuaj i pëlqen dhe ndikon në mënyrë të volitshme në lëkurë dhe në gjendjen e gjithmbarshme të organizmit.


Kjo mënyrë e ushqimit nuk nënkupton numërim të kalorive, por zgjedhje të duhur dhe kombinim të artikujve ushqimorë, transmeton Telegrafi.

Jessica Alba i respekton këto rregulla të thjeshta:

Kafjalli është gjithmonë njësoj

Duke bërë një smoothie të pasur dhe të shëndetshëm në mëngjes, ju do të mbushni trupin tuaj me lëndë ushqyese të pasura, do t’i jepni energji të mjaftueshme për të filluar ditën dhe të duroni pa uri deri në drekë.

Bëni smoothie të gjelbër me pluhur proteinash, avokado, fara chia, spinaq dhe qumësht bajameje dhe do të shihni se si organizmi dhe i gjithë trupi do të ndryshojnë.

Me smoothie mund të hani një apo dy copë tosta.

Gjatë ditës janë edhe dy zëmra (mesracione), të cilat kryesisht përbëhen nga perime ose nga arrore.

Dreka dhe darka

Respektoni “katërshen” e rëndësishme. Përpiquni që në pjatën tuaj të ketë katër gjëra: proteina, yndyra të shëndetshme, fibra dhe zarzavate.

Në kombinim, kjo pjatë do të rregullojë rreth 8 hormone urie dhe do të ekuilibrojë nivelet e sheqerit në gjak.

Ecja

Sa i përket ushtrimeve, ajo mban qëndrimin se nuk ka asnjë aktivitet fizik më të mirë universal, por që të gjithë bëjnë atë që u pëlqen më shumë.

Ajo i pëlqen më shumë stërvitja kardio dhe shkon në palestër 2 ose 3 herë në javë. /Telegrafi/