LAJMI I FUNDIT:

Diego Costa me mesazh emocionues në lamtumirën te Atletico Madridi

Diego Costa me mesazh emocionues në lamtumirën te Atletico Madridi

Diego Costa u ka lënë një mesazh emocional bashkëlojtarëve dhe Diego Simeones te Atletico Madridi, duke i falënderuar për kohën që kanë kaluar.

Sulmuesi braziliano-spanjoll dhe klubi spanjoll arritën marrëveshja para pak ditësh që të shkëpusin kontratën, e cila do të skadonte në fund të këtij edicioni.


Costa është tashmë lojtar i lirë, derisa ka falënderuar Atletico Madridin për mbështetjen e dhënë.

View this post on Instagram

A post shared by Diego Costa (@diego.costa)

“Epo Njerëz… Atleticos… Sot, me trishtim, por në të njëjtën kohë lumturi, vij të them lamtumirë të gjithë tifozëve të Atleti, të gjithë popullit tim. Jam i trishtuar që nuk kam qenë në gjendje të jem pjesë më e madhe e kësaj familje, duke qenë dita ditës, por i lumtur që kam qenë pjesë e saj, e këtij klubi të madh”.

“Këtu kam kaluar momente të vështira, nga të cilat jam ngritur gjithmonë falë ndihmës së mjekëve, fiziterapeutëve dhe shokëve të skuadrës. Dhe momente të lumtura që janë tashmë në kujtesën time dhe në të gjithë”.

“Por, unë dua t’ju them se jam i lumtur që kam qenë në gjendje të bëj histori dhe të vendos emrin tim të vogël në atë të këtij klubi të madh. Diçka që gjithmonë e dëshiroja, por kurrë nuk e imagjinoja se mund të ndodhte”.

“Unë dua të falënderoj të gjithë në Atlético, por mendoj se koha ime ka ardhur dhe se për mua dhe klubin, ishte gjëja më e mirë që mund të ndodhte. Mendoj se është koha më e mirë për të dy ne, dhe mënyra më e mirë për të ndihmuar këtë ekip dhe klub. Unë kam dhënë më të mirën time, ose të paktën, gjithmonë jam përpjekur të jap maksimumin tim për këtë klub dhe këtë fanellë”, ka shkruar ai më tej. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori