LAJMI I FUNDIT:

Didier Drogba mban fjalën

Didier Drogba mban fjalën

Didier Drogba nuk u ftua në ekipin e parë të skuadrës Montreal Impact për derbin ndaj Torontos (2:2).

Merret vesh se ish-sulmuesi i Chelseat t’i ketë thënë trajnerit mos ta lë në stol, nëse nuk do ta inkuadrojë në formacionin bazë.


“Thjesht, nuk dëshiroj të pranojë faktin që duhej të qëndronte në stol”, u tha gazetarëve trajneri Mauro Biello, transmeton Telegrafi.

Por, skuadra kanadeze Montreal ka konfirmuar se Drogba nuk do të udhëtojë edhe për në Uashington, ku skuadra do të luajë në ‘Play-Off’ kundër DC United.

Kujtojmë se ish-sulmuesit të Chelseat kontrata i mbaron në dhjetor dhe pritet të largohet prej klubit.

Sezonin e kaluar në MLS ka shënuar 11 gola në po aq ndeshje, por këtë sezon ka qenë më pak efektiv – ai shënoi dhjetë gola në 22 ndeshje. /Telegrafi/