LAJMI I FUNDIT:

Dida për kodin telefonik: Kosova po bëhet aktor ndërkombëtar

Dida për kodin telefonik: Kosova po bëhet aktor ndërkombëtar

Marrëveshja për kodin telefonik mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, vlerësohet lartë nga eksperti i Telekomunikacionit, Agron Dida.

Ish-drejtori i PTK-së, në një prononcim për Radio Kosovën, tha se ka shumë arsye pse duhet të quhet marrëveshje e suksesshme.


“Së pari me rëndësi është që Kosova me këtë po bëhet aktor ndërkombëtar tash do të bëhet edhe anëtare e ITU, Rregullatorit Botëror të Telekomunikimeve, e ka kodin e vet e ka identitetin e vet. Tash edhe nuk do të ketë asnjë pengesë që këto sisteme të mëdha, Google, Facebook e tjerë ta njohin më Kosovën, sepse është hequr pengesa e fundit e që kjo është tepër me rëndësi për Kosovën”, theksoi ai.

Dida pranon se kjo marrëveshje ka kosto, por përfitimet janë më të mëdha se humbjet. “Do të formohet operatori i GSM në Kosovë por po them përfitimet do të jenë dukshme më të mëdha, pos asaj operatori këtu do të veprojë në pajtim me rregullat e shtetit të Kosovës, e do ti përgjigjet ATK-së”, tha ai

Kurse ish-ministri i Telekomunikacionit, Zef Morina, marrëveshjen e vlerëson si të dëmshme për Kosovën.

“Përveç asaj që ne iu kemi nënshtrua Serbisë e vullnetit të saj që të pajisemi me kod, ne kemi mundësua Serbisë të futet me operatorin serb në Kosovë gjë që faktikisht kjo do të jetë e dëmshme sepse ajo do të vë monopol dhe faktikisht operatorët kosovarë do të jenë në humbje dhe vet buxheti i vendit do të jetë në humbje”, theksoi Morina

E mira e vetme e marrëveshjes sipas Morinës është se do të kemi një kod e jo tri kode siç kemi aktualisht. Edhe pse Morina vlerëson se nuk është dashur të hyhet fare në bisedime me Serbinë për kodin telefonik, por ishte dashur të tentohet anëtarësia në ITU përmes votave të shteteve anëtare, pas së cilës Kosova do të mund të pajisej me kod telefonik.

Sipas marrëveshjes, Kosova do të ketë kodin telefonik ndërkombëtar +383. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Ekonomi
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Botë
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Pula e freskët për drekën e Bajramit - vlera ushqyese dhe shije superiore për familjen tuaj!

Pula e freskët për drekën e Bajramit - vlera ushqyese dhe shije superiore për familjen tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori