LAJMI I FUNDIT:

Dibra ndërpret restrikcionin e ujit për pije

Dibra ndërpret restrikcionin e ujit për pije

Ndërmarrja komunale publike “Standardi”-Dibër, informoi se nga 1 shtatori ndërpriten restrikcionet e ujit në qytet. Drejtori i ndërmarrjes Burim Kaba për gazetën KOHA, thotë se restrikcionet të cilët u vendosën më 31 korrik ndërpriten për shkak të stabilizimit të furnizimit me ujë të qytetit të Dibrës. Restrikcionet, siç thotë Kaba, u vendosën për shkak të mungesës të ujit që ishte rezultat i rritjes të shfrytëzimit të ujit gjatë sezonin veror si dhe keqpërdorimit të ujit për pije për vaditje të sipërfaqeve të gjelbra. Restrikcionin një mujorë të ujit për pije sidomos e ndejnë banorët të vendbanimeve “Venec 1”, “Venec 2”, dhe disa vendbanimeve periferike të Dibrës. Për shkak të sistemit të ujësjellësit dhe të rrjetit, poashtu restrikcionin e ndjen edhe banorët dhe bizneset në rrugën kryesore të qytetit “8 Shtatori”.

Në krahasim me vitet e tjera kur gjatë sezonit verorë restrikcionet arrini deri më dhjetë orë, këtë verë restrikcionet e uji ishin nga ora 13:00 deri në ora 16:00 . Drejtori i ndërmarrjes komunale, Burim Kaba thotë vetëm një periudhë e shkurtër kërkonte retsrikcione meqë faza e parë e sanimit të ujësjellësit Rosok-Dibër dha rezultate shumë të mira. Pas punimeve në fazën e parë u rritën prurjet të ujit në rezervuarin e Dibrës për mbi 30 për qind. 120 litra në sekondë tani arrijnë në rezervuar dhe pritet që problemi i furnizimit me ujë të tejkalohet muajve në vijim kur starton edhe faza e dytë e sanimit të ujësjellësit Rosok–Dibër. Kaba thekson se analizat që ka bërë ndërmarrja komunale “Standardi”, e cila menaxhon me këtë ujësjellës rajonal, tregojnë se realizimi i dy fazave të projektit definitivisht zgjidh problemin me furnizim me ujë të qytet të Dibrës dhe disa fshatra të komunës.


Të theksojmë se gjatë sezonit verorë. sidomos gjatë muajit gusht. mungesën e ujit e ndjen edhe një numër i madh i mërgimtarëve të cilët erdhën në vendlindje nga Amerika dhe disa shtete të Unionit Evropian. Mungesa e ujit shkaktoi reagime të shumta edhe tek biznesi në rrugën kryesore “8 Shtatori”. Por siç thotë drejtori i ndërmarrjes Burim Kaba, furnizimi me ujë ka problem edhe me personat të pandërgjegjshëm të cilët gjatë sezonit veror ujisin hapësira të gjëra bujqësore në periferinë qytetit, pikërisht me ujësjellësin Rosok-Dibër. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori