LAJMI I FUNDIT:

Diaspora ka potenciale për zhvillim ekonomik të Kosovës

Diaspora ka potenciale për zhvillim ekonomik të Kosovës

Në Prishtinë fillon “Java e bizneseve të diasporës shqiptare”, aktivitet i cili organizohet në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare.

Drejtoresha e Odës Ekonomike Gjermane-Kosovare, Nora Hasani, tha se po angazhohen që të ketë sa më shumë takime me bizneset e diasporës.


“Qëllimi i aktivitetit të “Javë së bizneseve të diasporës shqiptare’, është informimi për bizneset e diasporës dhe të vejnë kontakt me ndërmarrjet kosovare dhe të rrisin eksportet”, tha ajo në emisionin e mëngjesit në RTK.

Kurse Bekim Brestovci, këshilltar i jashtëm i ministrit të Diasporës, tha se tani ka lehtësim të procedurave për regjistrim të biznesit në Kosovë. ‘Ka lehtësim më të madh për bizneset”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij, ka përmirësim të klimës së biznesit në Kosovë për bizneset nga diaspora.

Ndryshe , nga diaspora, në këtë Javë, marrin pjesë rreth 300 biznese të vendeve të ndryshme të botës. /Telegrafi/