Mesfushori me tipare mbrojtëse, Diar Miftaraj, është lojtari më i ri i skuadrës së Drenicës. Këtë e ka bërë të ditur vet klubi në një njoftim në rrjetet sociale.

Siç është bërë e ditur, ish-lojtari i Prishtinës ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin nga Skënderaj.

Reklama

Ka mbetur vetëm kompletimi i dokumentacionit dhe lojtari do të jetë i gatshëm t’i ndihmojë ekipit që nga ndeshja ndaj Gjilanit.

“Lojtari sot (e mërkurë) është prezantuar në ambientet e KF Drenica, prezantimin e tij e bëri kryetari i klubit, Ilir Veliqi”.

“Miftaraj më parë ka qenë edhe lojtar i FC Besa. KF Drenica i uron mirëseardhje Diar Miftarajt! Na prift e mbara!”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/

Reklama