LAJMI I FUNDIT:

Di Maria ende i paqartë për të ardhmen e tij: Nuk kam folur me Juventusin, por as me skuadra të tjera

Di Maria ende i paqartë për të ardhmen e tij: Nuk kam folur me Juventusin, por as me skuadra të tjera

Angel Di Maria është duke kaluar vitin e tij të parë te Juventusi pasi iu bashkua nga gjiganti francez Paris Saint Germain.

Por sulmuesi argjetinas ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Zonjën e Vjetër dhe në fund të sezonit do të mbetet futbollist i lirë.


Juventus dëshiron t’ia vazhdoj kontratën, por vet sulmuesi argjentinas ende nuk është i sigurt për një gjë të tillë.

Ka qenë vet Di Maria që ka folur për të ardhmen e tij, duke konfirmuar se është i lumtur te Juventusi, por që ende nuk kanë folur për rinovimin e kontratës.

“E ardhmja në Evropë? Nuk kam preferenca. Jam i lumtur këtu, klubi ka disa probleme, kohët e fundit nuk është folur shumë për rinovimin”.

“Nuk kam folur me Juventusin apo klube të tjera. Mundohem të mendoj vetëm për të luajtur dhe të dëshmoj vlerën time në çdo ndeshje, pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Di Maria për ESPN në Argjentinë.

Tutje sulmuesi argjentinas foli ehe për lëndimin e pësuar në sfidën ndaj Nantes.

“Kam pasur disa ngërçe, por i lashë pas. Allegri më pyeti se si isha dhe i thashë të priste, por më pas ai më zëvendësoi. Sot fola me trajnerin dhe ai më tha se donte të shmangte lëndimin. Mund ta kuptoj këtë”, u shpreh sulmuesi argjentinas.

35-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 19 ndeshje me Juventusin ku ka shënuar tre gola e ka asistuar në gjashtë të tjerë. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Ligat tjera
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ligat tjera
Kalo në kategori