LAJMI I FUNDIT:

Legjenda e Juventusit, Di Livio: Serie A duhet të anulohet, për futboll të mendojmë në gusht

Legjenda e Juventusit, Di Livio: Serie A duhet të anulohet, për futboll të mendojmë në gusht
Angelo Di Livio (FOTO: Getty/Guliver)

Legjenda e Juventusit, Angelo Di Livio ka kërkuar që sezoni të anulohet, duke thënë se është koha për të mbyllur gjithçka.

53-vjeçari u largua nga futbolli në vitin 2005, pas gjashtë viteve të kaluar te Fiorentina dhe gjashtë të tjera te Juventusi.


Ai ishte lojtar që fitoi gjithçka, duke fituar tre Scudetto, dy Kupa të Italisë dhe Ligën e Kampionëve.

“Ka ardhur koha që të mbyllet gjithçka dhe të anulohet sezoni. Nuk ka kuptim për të luajtur, njerëzit po mendojnë për gjithçka, përveç kampionatit”.

Gary Neville e Angelo Di Livio (Getty Images/Guliver)

“Nuk është e sigurt se kur mund të rifillojë, shumë ndeshje do të mbivendosen dhe i gjithë sistemi do të ishte në vështirësi, duke pasur parasysh që vitin e ardhshëm do të ketë Kampionatin Evropian”.

“Unë mendoj se është e drejtë të anuloni sezonin dhe të filloni përsëri në korrik ose gusht. Kjo është mënyra e vetme për të shpëtuar futbollin italian”, ka thënë Di Livio për Tuttosport.

Di Livio (Getty Images/Guliver)

Ai foli për shpërthimin e Coronavirusit, duke thënë erdhi si një “rrufe”.

“Ishte një rrufe, na çuditi të gjithëve. Ka shumë frikë dhe shqetësim. Mjekët dhe infermierët janë heronj të jashtëzakonshëm; ata nuk kanë asnjë moment pushimi”.

“Shpresoj se ata do të shpërblehen nga shteti kur të mbarojë kjo periudhë e keqe. Pa ata, do të ishte vërtet e vështirë për ne”, përfndoi ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Premier League
Kalo në kategori