LAJMI I FUNDIT:

Di Francesco: Nainggolan do të startojë ndaj Interit

Di Francesco: Nainggolan do të startojë ndaj Interit

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, ka konfirmuar se Radja Nainggolan do të startojë ndaj Interit me 21 janar.

Belgu u dënua nga klubi romak pas humbjes 2-1 ndaj Atalantas, lojtari detyrohet t’i paguaj 100 mijë euro, kjo pasi postoi video duke pirë cigare dhe alkool për festën e Vitit të Ri.


Por, trajneri i Romës, për media tha: “Nuk ka probleme me Nainggolanin. Radja do të startojë ndaj Interit”.

Vlen të theksohet se ndeshjen e parë kampionale e kishte fituar Luciano Spalletti me rezultat 3-1.

Nainggolan është një nga lojtarët më të mirë të klubit italian dhe është i kërkuar nga shumë skuadra evropiane.

Çmimi i tij parashikohet të jetë rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/