LAJMI I FUNDIT:

Dhunimi i dy vajzave në Gjakovë – viktimat janë të mitura, ndërsa të dyshuarit të moshës madhore

Dhunimi i dy vajzave në Gjakovë – viktimat janë të mitura, ndërsa të dyshuarit të moshës madhore
Foto: Ilustrim

Dy vajzat të cilat raportuan të martën në Gjakovë se janë dhunuar seksualisht janë të mitura, ndërsa dy personat të cilët janë arrestuar në raste të ndara si të dyshuar për dhunimin e tyre janë të moshës madhore.

Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.


“Dje në dy raste të ndara janë arrestuar dy persona të moshës madhore ndaj të cilëve në konsultim me Prokurorin përgjegjës janë iniciuar dy raste hetimi për vepër penale ‘Dhunimi’. Viktimat në dy rastet në fjalë janë të mitura”, ka thënë Elezaj.

Ai tutje ka bërë të ditur se me vendim të Prokurorit të Shtetit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Lidhur me rastet në fjalë janë duke u zhvilluar hetime nga njësitet përkatëse të policisë në koordinim me prokurorin përkatës”, ka shtuar Elezaj.

Për të dyshuarit Prokuroria Themelore e Gjakovës pritet që gjatë ditës të dorëzojë në gjykatën kompetente kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësja e kësaj prokurorie, Yllka Juniku-Shehu.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë sot do të parashtrojë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy personat e dyshuar, për veprën penale ‘Dhunimi’. Dy rastet janë raste të ndara, dhe të dyja viktimat janë të mitura, ndërsa dy të dyshuarit janë të moshës madhore. Me urdhër të Prokurorit kujdestarë, dy personat gjenden në ndalim për 48 orë”, ka deklaruar ajo.

Ndryshe, Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh njoftoi se për dy raste të dhunimit në Gjakovë.

Sipas njoftimit, njëri rast ka ndodhur rreth orës 13:00, kur një vajzë ka raportuar se dy persona të maskuar me dhunë e kanë futur në veturën e tyre dhe e kanë dhunuar seksualisht.

“Gjakovë 04.10.2022 – 13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se dy persona të dyshuar të maskuar me dhunë e kanë futur në veturën e tyre dhe kanë dhunuar seksualisht. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një i dyshuar dhe i njëjti është arrestuar. Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport policor.

Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur rreth orës 18:05, kur një vajzë ka raportuar se një person me dhunë e ka futur në veturën e tij dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

“Gjakovë 04.10.2022 – 18:05. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me dhunë e ka futur në veturën e tij dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori