LAJMI I FUNDIT:

Dhunë në futbollin kosovar, ndërpritet ndeshja Fushë Kosova – Vjosa

Dhunë në futbollin kosovar, ndërpritet ndeshja Fushë Kosova – Vjosa

Dhuna në futbollin kosovar është kthyer në këtë javë në ndeshjen e Ligës së Dytë mes Fushë Kosovës dhe Vjosës.

Ndeshja është ndërprerë në minutën e 60-të, kur rezultati ishte 1-0 për Fushë Kosovës.


E gjithë situata ka nisur pas realizimit të golit të Fushë Kosovës nga penaltia, ndërkohë gjatë festës së futbollistëve vendas, kanë qenë futbollistët mysafir që kanë dashur ta nisin lojën nga mesi i fushës, por që janë ndalur nga gjyqtari kryesor Patriot Fazliu.

Futbollistët mysafir i janë vërsulur gjyqtarit Fazliu, ndërkohë më pas janë përfshirë në një konflikt fizik me futbollistët e skuadrës vendase.

Në këtë mënyrë gjyqtari Fazliu ka sinjalizuar për përfundimin e ndeshjes.

Në video shihet se në përleshje fizike janë përfshirë futbollistë dhe anëtarët nga të dyja klubet.

Kjo ndeshje u zhvillua sot në “Ekrem Grajqevci”, ndërsa të dy skuadrat janë pretendent për tu futur në Ligën e Parë. /Telegrafi/