Edhe në qytetin e Ferizajt është mbajtur një protestë ku është dënuar dhuna ndaj grave.
Me pankarta si “Gruaja nuk është prona jote”, “Edhe sa thirrje të humbura”, “Mos hesht, nesër mund të jesh ti”, etj, protestuesit janë mbledhur para Kuvendit komunal ku kanë kërkuar përgjegjësi nga institucionet e sigurisë dhe ato të drejtësisë.
Në emër të Këshillit Organizativ të protestës Dashurie Sefa, ka shprehu indinjatën ndaj siç tha ajo shpërfilljes institucionale kur vjen puna te trajtimi i dhunës në familje.
Sefa tha se patriarkati dhe Kanuni po vazhdojnë të sfidojnë ligjet dhe për pasojë dhuna ka shtrirje të frikshme nëpër familjet e Kosovës. Sipas saj barazia gjinore nuk vjen vetëm me protesta, sidomos në kushtet e një padrejtësie sociale brenda familjes dhe në nivel vendi.
Duke përmendur disa statistika, aktivistja Sefa potencoi se dhuna ndaj grave ka shënuar rritje nga viti në vit. Ajo tha se ka ardhur koha që gratë të mos i lënë pa prona dhe të ketë barazi gjinore
“Boll ma gratë i latë pa prona për t’i konsideruar ato pronë. Duam që peshorja për matjen e vlerave njerëzore të jetë e mbështetur në parimin e barazisë midis gjinive. Ndaj, nuk kërkojmë mëshirë ndaj institucioneve tona, por trajtim dinjitoz dhe profesional e prioritete të lartë rasteve të dhunës në familje. Dhuna në familje nuk është çështje private ”, tha Sefa.
Sipas statistikave policore dhuna në familje rritet nga viti në vit. Sipas tyre, gjatë vitit 2015 janë evidentuar 1038 raste, më 2016, 1227 raste, 1269 raste në vitin 2017, ndërsa në periudhën janar-qershor 2018, 628 raste. Rastet që nuk raportohen sipas Sefës janë shumëfish më të mëdha.
Psikologia Gyltene Dërguti, tha se këto protesta drejtohen edhe kundër personelit kompetent të Policisë që i shpërfilli thirrjet e grave.
“Nuk ka qenë traditë e shqiptarit të vras gra e fëmijë, as në kohë konfliktesh as në kohë. Burri që është burrë e trajton gruan si zonja e parë e shtëpisë, si zonja e parë vendit”, është shprehur Dërguti.
Aktivistja për të drejtat e njeriut, Luljeta Aliu, vuri theksin te dhuna institucionale. Ajo tha se më shumë se për dhunën ndaj grave duhet të flitet për të drejtat e njeriut. Ajo tha se nëpër institucione diskriminohen sepse ligjet janë vetëm për sy e faqe.
“Nuk e kemi më komoditetin me ndejt qetë, nuk e kemi komoditetin me pas frikë. Jemi tuj hupë shumë. Me tema të mëdha po e mbajnë veten në pushtet, po i mbajnë institucionet që i kanë instalu vet, institucione me njerëz të familjes së tyne”, ka thënë Aliu.
Protestuesit kanë vazhduar marshin nëpër sheshin e Qytetit në Ferizaj për t’u ndalur edhe para Stacionit të Policisë si dhe para Gjykatës Themelore të Ferizajt. Protesta ka përfunduar e qetë dhe pa incidente. /kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë