LAJMI I FUNDIT:

Dhuna policore ndaj qytetarëve, sinonim i mungesës së demokracisë

Dhuna policore ndaj qytetarëve, sinonim i mungesës së demokracisë
Foto: Ilustrim

Dy raste të ushtrimit të dhunës fizike dhe psiqike të kryera nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës ndaj qytetarëve, janë raportuar kohëve të fundit përmes video-inçizimeve nga mediat në vend.

Një nga dy rastet e publikuara nga Telegrafi është i dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar përmes një video inçizimi janë parë në afërsi të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ku një police shihet duke e goditur një vajzë, e cila sipas pamjes në video duket të jetë e mitur.


Ndërsa rasti tjetër është i një pjesëtari të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë, Haris Kelmendi, i cili është arrestuar të enjten në mbrëmje për herë të dytë, nën dyshimin për veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, pasi përmes video inçizimit shihet keqtrajtimi i një 18 vjeçari nga ky polic, e cila ngjarje ka ndodhur në vitin 2018.

Në lidhje me rastin e fundit ka reaguar edhe drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj i cili ka thënë se dhuna policore është sinonim i shtetit të kapur dhe mungesës së demokracisë.

Pamje se si u keqtrajtua 18 vjeçari nga zyrtari policor Haris Kelmendi
Lexo po ashtu Pamje se si u keqtrajtua 18 vjeçari nga zyrtari policor Haris Kelmendi

Ai këtë vepër të policit e quajti “Dhunë e shfrenuar barbare ndaj një të ndaluari në stacion të policis”.

“Ky rast doli në publik, sepse kolegët e policit të tërbuar nuk janë mjaftuar vetëm me keqtrajtimin dhe dhunën fizike dhe psiqike ndaj të ndaluarit. Trofeu i tyre ishte inçizimi i tërë kësaj dhune për të kënaqur egon e tyre të sëmurë”, ka shkruar Miftaraj.

Tutje ka shkruar se IKD në vazhdimësi ka kërkuar që në dhomat e intervistimit dhe marrjes në pyetje të policisë dhe prokurorisë të ketë kamera dhe tërë kjo procedurë të inçizohet në audio dhe video.

“Draft Strategjia për Sektorin e Sundimit të Ligjit fatmirësisht e ka trajtuar këtë problematik dhe sjellje jo profesionale të policisë, përfshirë fshehjen e rasteve të tilla, amnistinë e kryrësve të veprave penale të tilla. Asnjë parti politike nuk e ka në agjendë politike një gjë të tillë, sepse për ta Policia dhe Prokuroria janë mjet për realizimin e qëllimeve politike. Jam i sigurt se për poena politike tash edhe e flasin ndonjë fjalë ose premtim elektoral, por vetëm sa për të thënë”, ka reaguar ndër të tjera Miftaraj në Facebook.

Ndërsa, sociologia Dhurata Prokshi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se në rastin kur policia ushtron dhunë psiqike apo fizike ndaj të pandehurve apo kryerësve të veprave penale, me qëllim të marrjes së informacioneve paraqet tejkalim të kompetencave të tyre.

Siç tha Prokshi, veprimi i tillë mund të konsiderohet edhe si vepër penale nga ana e tyre duke keqpërdorur detyrën apo autoritetin zyrtar.

“Veprimi i tillë mund të konsiderohet edhe si vepër penale nga ana e tyre duke keqpërdorur detyrën apo autoritetin zyrtar, si dhe lejuar vetes që përmes autoritetit të institucionit të shprehin bindjet dhe emocionet e tyre me veprime të dhunshme ndaj të pandehurit gjë për të cilën nuk kanë të drejtë. Përveç në situatat kur mund të vlerësohet që janë të rrezikuar apo sulmuar nga i pandehuri, atëhere reagimi në vetëmbrojtje do të duhej të ishte i matur, respektivisht i mjaftueshëm për të evoku pasojat fatale”, ka thënë ajo.

Sociologia Prokshi po ashtu është shprehur se duhet të kultivohet kultura që individi është i rëndësishëm por ai është në shërbim të sistemit i cili është i rregulluar me ligj.

Policja shkelmon një vajzë në Vushtrri
Lexo po ashtu Policja shkelmon një vajzë në Vushtrri

“Një problematik tjetër shqetësuese është që në rastin kur një polic ushtron dhunë, raportimi nëse nuk arrihet të provohet është i pabazë. Sjellja e policisë në raport me palët dhe qytetarin pavaresisht  nëse është i pandehur për ndonjë krim, apo ndalesë për kontrolle rutinore do të duhet të ishte në përputhje me ligjet dhe kodet etike që sigurojnë të drejta, çasje dhe trajtim të barabartë në sistemin e drejtësisë. Duhet të kultivohet kultura që individi është i rëndësishëm por ai është në shërbim të sistemit i cili është i rregulluar dhe bëhet funksional kur secili që është ftuar të shërbej përgjigjet brenda kufijve të kompetencave dhe detyrimeve që i ka dhënë pozita”, ka thënë ajo.

Janë tepër të nevojshme dhe të rëndësishme siç tha Prokshi kampanjat nga mediat që të ngrisin zërin në ngritjen e kulturës së komunikimit dhe bashkëpunimit të policëve me qytetarë dhe anasjelltas.

Flet i riu që më 2018 u keqtrajtua nga polici Haris Kelmendi: Në video shihet fundi i maltretimit tim dy orësh
Lexo po ashtu Flet i riu që më 2018 u keqtrajtua nga polici Haris Kelmendi: Në video shihet fundi i maltretimit tim dy orësh

“Nëse keqtrajtimet që mund të regjistrohen dhe raportohen në media, paraqiten atëhere besoj që do të ketë një efekt të përgjithshëm, që mos të lejohet çfarëdo çasje e policisë ndaj qytetarëve. (Në periudhë të pandemisë janë shpërfaqë më shumë sjelljet e dhunës, kur qytetarët janë gjetur pa maska apo që e kanë tejkaluar kufizimin e orës policore)”, ka sqaruar ndër të tjera sociologia, Dhurata Prokshi.

Ndryshe, lidhur me video-incizimin e publikuar të premten ka reaguar i riu Leotrim Rama, që si 18-vjeçar u keqtrajtua nga polici, duke sqaruar edhe një herë ngjarjen e ndodhur në vitin 2018.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në stacionin e policisë është goditur nga polici Haris Kelmendi. I riu rrëfen se në momentin e rrahjes, aty ishin të pranishëm edhe 4-5 zyrtare të tjerë policorë duke incizuar.

“… siç shihet në këtë video 10-15 sekondëshe keqtrajtimi, malltretimi, dhuna psiqike dhe fizike këtu ka qenë fundi i rrahjes sime 2 orëshe nga te gjithë policët e ndërrimit të asaj nate… ku ne fund pas gjithë asaj sjellje kolegët e Harisit m’u drejtuan ‘Qe një cigare prej neve’. Unë gjithashtu kërkova ta thërras  edhe ndihmën e shpejtë, pasi isha i rrahur aq keq e i dhunuar, e ceku fizikisht dhe psiqikisht… ata mu drejtuan ‘hajt se s’ki nevojë se mirë je’. Pas gjithë dhunës që m’u shkaktua atë nate, kisha presion nga policia që ta ndërroja deklaratën time se gjoja unë kam pasur armë tjetër (revole) në makinë dhe shoku im më ka kërcënuar për tu larguar nga policia, ishte vetëm një propagandë e Harisit dhe kolegëve të tij”, ka shkruar Rama, transmeton Telegrafi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori