LAJMI I FUNDIT:

Dhoma e Tregtisë kërkon nga Qeveria që të bëjë ekzekutimin e pagesave për bizneset që kanë rekrutuar staf nga “Super puna”

Dhoma e Tregtisë kërkon nga Qeveria që të bëjë ekzekutimin e pagesave për bizneset që kanë rekrutuar staf nga “Super puna”

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të bëhet ekzekutimi i menjëhershëm i pagesave për të gjitha bizneset të cilat tashmë kanë rekrutuar staf përmes platformës “Super puna”.

Reklama

“Pas ankesave të vazhdueshme të pranuara nga bizneset, Dhoma e Tregtisë shpreh shqetësimin e saj lidhur me vonesat e pagesave për punëtorët e rekrutuar përmes kësaj platforme, pagesa këto të cilat fillimisht duhet të kryhen nga bizneset në mënyrë vetanake për të gjithë të punësuarit e tek më pas të bëhet rimbursimi nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Dhoma e Tregtisë ka theksuar se aktualisht, subvencionimi nga Qeveria bëhet me një muaj diferencë, ngase deklarimi i punëtorëve në ATK bëhet deri më datë 15 të muajit vijues të angazhimit.

Bëhet ekzekutimi i pagesës për 500 punëtorët e parë të angazhuar përmes 'Super Puna'
Lexo po ashtu Bëhet ekzekutimi i pagesës për 500 punëtorët e parë të angazhuar përmes 'Super Puna'

“Pra, për punëtorët e angazhuar në muajin mars, deklarimi në ATK bëhet deri më 15 prill. Proces ky i cili po zvarritet, konkretisht tek në muajin Maj është bërë subvencionimi i kompanive për muajt shkurt dhe mars.

Duke pasur parasysh kostot rreth përgatitjes së kërkesës, aprovimit, pagesës e tek me vonë kompensimit, ne mendojmë se ky proces do të duhej të thjeshtësohet duke bërë që autoritetet të paguajnë praktikantët direkt në vend se të përllogaritet pensioni e taksa bashkë me shumën e subvencionuar e cila për nga natyra nuk do të duhet të ishte e tatueshme”, thuhet më tej në reagimin e tyre.

Tutje bëhet e ditur se bizneset nuk duhet të detyrohen të hynë në borgje në banka për të kryer paga dhe më vonë të presin kompensimin nga Qeveria me data të paqarta.

“Për më tepër të gjitha kompanitë për të punësuar staf përmes platformës “Super puna”, duhet të mos kenë obligime në Administratën Tatimore të Kosovës, sfidë që e kanë shumica e bizneseve në këtë situatë të jashtëzakonshme për të bërit biznes”, thuhet në fund të reagimit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
BERZH dhe ENEF II financojnë Ujë Rugove me 6 milionë Euro për linjat e reja prodhuese

BERZH dhe ENEF II financojnë Ujë Rugove me 6 milionë Euro për linjat e reja prodhuese

Korporata Rugove
Revolucionar në turizëm dhe arkitetur- Hoteli Epidamn White Sensation, Golem

Revolucionar në turizëm dhe arkitetur- Hoteli Epidamn White Sensation, Golem

Epidamn
Çfarë po ndryshon për pensionistët në Gjermani?

Çfarë po ndryshon për pensionistët në Gjermani?

Botë
Prishtina Real Estate Expo 2023 - Panairi i parë ndërkombëtar për pasuri të paluajtshme

Prishtina Real Estate Expo 2023 - Panairi i parë ndërkombëtar për pasuri të paluajtshme

Prishtina Real Estate EXPO
Fondi i Efikasitetit të Energjisë në Kosovë (FKEE) shpall thirrje për firma konsulete të energjisë në Kosovë

Fondi i Efikasitetit të Energjisë në Kosovë (FKEE) shpall thirrje për firma konsulete të energjisë në Kosovë

Ekonomi
Ejani festojmë bashkë ditëlindjen e parë të Vitaland – Sot krejt kemi me u kënaq

Ejani festojmë bashkë ditëlindjen e parë të Vitaland – Sot krejt kemi me u kënaq

Vitaland
Kalo në kategori