LAJMI I FUNDIT:

Dhoma e Kongresit kundër Trump: Nuk do të ketë buxhet për ndërtimin e murit me Meksikën

Dhoma e Kongresit kundër Trump: Nuk do të ketë buxhet për ndërtimin e murit me Meksikën

Ndërtimi i murit në kufirin ndarës të SHBA dhe Meksikës është kthyer në një “mollë sherri” mes Presidentit Donald Trump dhe Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit.

Nancy Pelosi, Udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, është shprehur se nuk do të ketë buxhet për ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën, kërkesë kjo e bërë nga Trump.


Komentet e demokrates Pelosi, bëhen në kohën kur po vazhdojnë bisedimet ndërmjet republikanëve dhe demokratëve në përpjekje për arritjen e ujdie që do t’i jepte fund mosmarrëveshjeve rreth buxhetit të vitit 2019.

Ndërkaq presidenti Trump duke komentuar deklaratën e Pelosit tha se marrëveshja “nuk do të funksionojë pa murin”.

Presidenti Trump kërkon 5.7 miliardë dollarë për ndërtimin e murit, përcjell javanews.al.

Komiteti dypartiak do të duhej të përfundonte punën rreth datës 10 shkurt në mënyrë që të përmbushin afatin, për të cilin presidenti Trump dhe përfaqësuesit demokrat u pajtuan në mënyrë që t’i japin fund mbylljes së Qeverisë.

Qeveria amerikane ishte e mbyllur për 35 ditë, më së gjati në historinë e SHBA-së.

Nëse nuk arrihet një marrëveshje, presidenti Trump ka thënë se ai prapë do ta mbyllë Qeverinë ose do të shpallë gjendjen e emergjencës, një masë kjo që do t’i mundësonte financimin e murit në kufirin me Meksikën edhe pa miratimin e Kongresit.

Në trend Botë

Më shumë
Gjykata Ndërkombëtare në Hagë kërkon arrestimin e Netanyahut dhe liderit të Hamasit

Gjykata Ndërkombëtare në Hagë kërkon arrestimin e Netanyahut dhe liderit të Hamasit

Azia
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Azia
Imazhe që tregojnë se çfarë ka mbetur nga helikopteri i rrëzuar, në të cilin gjendej presidenti iranian

Imazhe që tregojnë se çfarë ka mbetur nga helikopteri i rrëzuar, në të cilin gjendej presidenti iranian

Azia
A e parashikoi vetë kryeministri sllovak Robert Fico atentatin e tij, video rrëqethëse tregon politikanin duke bërë profeci

A e parashikoi vetë kryeministri sllovak Robert Fico atentatin e tij, video rrëqethëse tregon politikanin duke bërë profeci

Evropa
Çfarë ndodh në Iran kur një president vdes në detyrë?

Çfarë ndodh në Iran kur një president vdes në detyrë?

Botë
Kalo në kategori