LAJMI I FUNDIT:

Dhjetëra emigrantë të arrestuar në Poloni pasi kaluan kufirin nga Bjellorusia

Dhjetëra emigrantë të arrestuar në Poloni pasi kaluan kufirin nga Bjellorusia

Polonia deklaroi të mërkurën se disa emigrantë janë grumbulluar pasi kanë arritur të thyejnë barrierat me tela dhe me gjemba për të kaluar kufirin nga Bjellorusia dhe për të hyrë në territorin polak.

“Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka arrestuar më shumë se 50 persona pranë Bialowieza pasi kaluan kufirin ilegalisht”, tha për AFP zëdhënësi i policisë rajonale, Tomasz Krupa.


Ai shtoi se ishin të përfshirë dy grupe të veçanta emigrantësh, ndërkaq disa prej tyre arritën të arratiseshin pasi u arrestuan.

Ndërkohë, dimensioni ndërkombëtar i krizës ka vazhduar të zgjerohet. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i kërkoi presidentit rus, Vladimir Putin që të ndërhynte në këtë situatë, duke u ankuar për “orkestrimin e emigrantëve kundër Bashkimit Evropian”.

Bjellorusia dhe Rusia iu kundërpërgjigjën sërish akuzave të tilla, derisa Minsk akuzoi BE-në dhe Perëndimin për “provokim” të bllokimit kufitar. /Telegrafi/