LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë komunat të cilat arritën ta mposhtin betejën me COVID-19

Dhjetë komunat të cilat arritën ta mposhtin betejën me COVID-19

Janë bërë më shumë se dy muaj që kur qytetarët e Kosovës janë izoluar shkaku i pandemisë COVID-19 e cila ka përfshirë të gjithë botën.

Që nga 14 marsi 2020 kur u konfirmuan rastet e para e deri më sot, në Kosovë nga COVID-19 janë prekur 989 persona, prej tyre janë shëruar 769 kurse kanë humbur jetën 29 të tjerë.


Duke marrë për bazë këto statistika në Kosovë tani për tani janë vetëm 191 raste aktive me coronavirus, shkruan Telegrafi.

Sot në Kosovë, 15 të shëruar dhe vetëm një i infektuar me COVID-19
Lexo po ashtu Sot në Kosovë, 15 të shëruar dhe vetëm një i infektuar me COVID-19

Madje disa nga komunat të cilët u prekën nga ky virus, tashmë nuk kanë asnjë rast aktiv ku sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja, të gjitha rastet e konfirmuara me COVID-19 në këto komuna kanë arritur të shërohen.

Vitia, Suhareka, Zveçani, Gjakova, Podujeva, Hani i Elezit, Skenderaj, Klina, Deçani dhe Drenasi janë komunat të cilat tani për tani nuk kanë asnjë rast aktiv me coronavirus.

Në Viti ishin konfirmuar 53 raste me COVID-19, në Suharekë 36 raste dhe 1 i vdekur, në Zveçan 26 raste dhe 1 i vdekur, në Gjakovë 16 raste dhe 1 i vdekur, në Podujevë 11 raste dhe 1 i vdekur, në Han të Elezit ishin 7 raste, në Skenderaj 6 raste, në Klinë 5 raste, në Deçan 3 raste dhe në Drenas 2 raste.

Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me IKSHPK-në, nga e hëna (18 maj 2020), ka nisur zbatimin e fazës së dytë të lehtësimit të masave për qytetarët dhe disa biznese, shkruan Telegrafi.

Hapja e kësaj faze erdhi pas fazës së parë ku sipas situatës epidemiologjike në Kosovë nuk pati rritje të madhe të numrit të rasteve të reja me coronavirus.

Nga 1 qershori pritet të hapet edhe faza e tretë e lehtësimit të masave, e kjo varet krejtësisht nga situata epidemiologjike në vend.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, kanë bërë thirrje që qytetarët të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet duke mbajtur distancën fizike prej 2 meta, dhe duke përdorur maskat dhe dorëzat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori