Poezi nga: Manuel Bandeira
Përktheu: Maksim Rakipaj

Shumë më dhimbsen
Zogjtë e cofur,
Merimangat e vogla.


Shumë më dhimbsen
Femrat që çupka të bukura qenë
Dhe gra të shëmtuara u bënë;
Gratë që femra të dëshiruara qenë
Dhe tashmë më nuk janë;
Femrat që më dashuruan
Dhe unë nuk munda t’i dua.

Shumë më dhimbsen
Edhe poezitë
Që s’arrita t’i shkruaj.

Shumë më dhimbsen
Të dashurat e mia
Që pa ligësi u plakën.

Por dhimbsuria ime më madhe
Është për pikat e vesës në agim
Që janë i vetmi zbukurim
mbi një varr.