LAJMI I FUNDIT:

… DHE FJETI

… DHE FJETI

Poezi nga: Breece D’J Pancake
Përktheu: Fadil Bajraj

Ai gërvishte dhe përziente njashtu siç
Ia lau shiu verën nga nervat.
Yjet elektrike që reflektojnë nga
Mozaiku i lagur me tulla. “Rrugica
Lëviz” mendoi ai, dhe
Gromësiu derisa u përpoq për të prekur
Një reflektim të kaltër të kthyer
Në të zi nga hija e gishtit të tij.
Tingujt e ziles e freskonin
Ai e dinte se çfarë donin
Ai e dinte se ku do ta
Çonin. Ai ishte i mençur me ta.
Largohu, mendoi ai, pashë Zotin,
Ndiqe atë ëndërr. Dhe fjeti.