LAJMI I FUNDIT:

DEZHA VY

DEZHA VY

Nga: Roger Waters (kënga “Déjà Vu”, albumi “Is This the Life We Really Want?”, 2017)
Përktheu: Agron Shala

Me pasë kânë unë Zot
I kisha ndreqë damartë n’ftyrë, me i qíndru rakisë e plakjes me i bâ ballë
Me pasë kânë unë Zot
Babë i shumë djemve isha bâ, e romaktë s’í kisha duru, astenja prej tyne me ma vra


Me pasë kânë unë Zot, me shtizën e me thuprën teme
E njí shêj me ma pasë dhanë
Besoj se njí punë ma t’mirë e kisha bâ.

E me pasë kânë unë njí fluturake
Qí i vrojton qiejt e huej
Me sytë e mí elektrikë për drejtim
E me atë pjesën e befasisë
Do t’isha tutë me e gjet dikân n’shpi
Nâshta njí gru afër furre
Qí pjekë bukë, bân oriz, ose veç dó eshtna i zien…
Me pasë kânë unë njí fluturake

Tempulli âsht n’rrënoja
Bankarët janë trashë
Bufallo mâ s’ka
E maja e malit rrafsh âsht bâ
Troftat n’prroje janë krejt hermafroditë
Anojnë kah e majta e votojnë te e djathta
E gjithçka doket si me kânë dezha vy
Dielli po perëndon e ti hala po m’mungon
Hesap bâj për dashninë qí s’âsht mâ
E nën rrymat e nxehta t’Atlantikut, e n’pishinat e rrumullakta
Pijanecë e ahmaka qí 99 centë vlejnë, krejt aty i gjenë