LAJMI I FUNDIT:

Deutsche Bank planifikon shkurtime të vendeve të punës pas rënies së fitimeve

Deutsche Bank planifikon shkurtime të vendeve të punës pas rënies së fitimeve

Deutsche Bank në tremujorin e parë të vitit 2018, shënoi neto fitime prej 120 milionë eurove, një rënie prej 79 për qind nga viti i kaluar.

Banka njoftoi planet për të reduktuar ndjeshëm forcën e saj të punës gjatë pjesës tjetër të këtij viti, veçanërisht në filialët e saja të korporatave dhe investimeve, përcjell Telegrafi.


Gjithashtu, banka synon të zvogëlojë shitjen e obligacioneve dhe tregtimin e aksioneve, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Azi.

Të ardhurat për tremujorin ishin ulur me 5 për qind nën presionin e vlerësimit të euros kundrejt dollarit dhe të ardhurave më të ulëta të korporatave dhe investimeve, të cilat ranë 13 për qind nga viti në vit. /Telegrafi/