LAJMI I FUNDIT:

Detaje të reja rreth reality show humanitar ‘Kooperativa’ (Video)

Detaje të reja rreth reality show humanitar ‘Kooperativa’ (Video)

Kooperativa, një format special i Reality Show, që do të ketë për bazë aksion humanitar, është afër finalizimit të përgatitjeve për fillimin e edicionit të parë.

Audicionet për pjesëmarrësit do të organizohen në dy javët e para të muajit maj, ndërsa të interesuarit/at mund të kontaktojnë me organizatorët nëpërmjet rrjeteve sociale.


Kooperativa, ku sponsor medial do të jetë edhe Telegrafi, ka identifikuar pesë familje në tre regjione të Kosovës, prej të cilave njëra do të jetë përfituese.

Do të përzgjedhë një familje skamnore, që jeton në kushte të rënda ekonomike, në shtëpi që nuk plotëson kushtet për jetesë. Ekipi profesional tashmë ka projektuar shtëpinë që do të ndërtohet gjatë edicionit të parë.

Në Kooperativa do të jenë 18 pjesëmarrës nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora, që do të vendosen në oborrin e kësaj familje. Më pas Kooperativa do të largojë familjen nga shtëpia e tyre dhe detyra e banorëve të do të jetë ndërtimi i një shtëpie të re, nga themeli deri tek mobilimi në detaje më të vogla.

Do të kenë çdo ditë një orar pune, nga ora 09:00 – 17:00 , nga e Hëna deri të Premten. Në ndihmë të banorëve do të jenë edhe profesionistë të profesioneve të ndryshme në ndërtim.

Ata do të kenë edhe nga një kryepunëtor VIP, i cili do të zbulohet në ditët në vazhdim.

Ky Reality Show do të fillojë nga 26 maj dhe do të zgjasë shtatë javë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Kalo në kategori