LAJMI I FUNDIT:

Detaje të reja nga marrëveshja me Danimarkën: Shefi i burgut dhe stafi menaxherial vijnë nga Danimarka, oficerët korrektues të Kosovës

Detaje të reja nga marrëveshja me Danimarkën: Shefi i burgut dhe stafi menaxherial vijnë nga Danimarka, oficerët korrektues të Kosovës

Rreth 300 të burgosur, të cilët aktualisht gjenden në burgjet e Mbretërisë së Danimarkës, pritet të transferohen në burgjet e Kosovës. Kjo pas marrëveshjes së arritur mes Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës dhe institucioneve të Danimarkës.

Shefi i Kabinetit të Ministres së Drejtësisë, Genc Nimoni për RTV Dukagjinin ka thënë se të burgosurit që do të vijnë në Kosovë nuk do të jenë të dënuar me tepër se 10 vite burg.


“Ata që janë të përfshirë në krime serioze nuk do të përfshihen në këtë marrëveshje. Ne do të sigurohemi se mund të implementojmë marrëveshjen prandaj nuk kemi pranuar të dënuarit për terrorizëm”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nimoni ka dhënë detaje edhe në lidhje me stafin e burgut.

“Drejtori i burgut dhe stafi menaxherial do të jenë të Danimarkës, derisa oficerët korrektues mund të jenë të Kosovës”.

Shefi i Kabinetit të Ministres së Drejtësisë thotë se marrëveshja është ndërkombëtare dhe do të duhet të miratohet ën Kuvendin e Kosovës me 2/3 e votave.

Nimoni thotë se pos 210 milionë eurove, Kosova do të përfitojë nga Danimarka edhe ndihma tjera financiare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori