LAJMI I FUNDIT:

Detaje për vrasjen e djeshme në Verbicë të Gjilanit

Detaje për vrasjen e djeshme në Verbicë të Gjilanit

Policia e Gjilanit ka ushtruar kallëzim penal pranë Gjykatës Themelore lidhur me vrasjen e djeshme në fshatin Vërbicë e Zhegovcit, të komunës së Gjilanit.

Ndërsa, Prokuroria në këtë qytet ka nxjerrë aktvendim mbi fillimin e hetimeve, si dhe ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit të të dyshuarve.


Sipas Gjykatës, pritet që të vendoset për këtë çështje brenda afatit ligjor.

Vrasja ka ndodhur dje rreth orës 19:00, në fshatin Vërbicë e Zhegovcit Komuna Gjilan, ku pas një mosmarrëveshje verbale, në mes të dyshuarit B.N (1971) dhe tani të ndjerit, A.N (1994), ka ndërhyrë i dyshuari – i mitur A.N (2002), i cili me pushkë të gjuetisë ka shtënë dy herë në drejtim të viktimës A.N, me ç’ rast të njëjtin e privon nga jeta.

Gjykata nëpërmjet një komunikate thotë se në rastin e kryerjes së veprës penale ka pasur prezent edhe dëshmitarë, ku të njëjtit edhe janë intervistuar nga ana e hetuesve policor të NJHR, në Gjilan.

“Në të njëjtën kohë janë arrestuar dy të dyshuarit për rastin në fjalë, i dyshuari – i mitur A.N, për shkak të veprës penale të kryer në bashkëveprim, “vrasje e rëndë” nga neni 179 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe për të dyshuarin B.N, për shkak të veprave penale, “vrasje e rëndë” nga neni 179 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe Mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 374 të KPRK-së. Për të njëjtit të dyshuar është lëshuar Aktvendim mbi ndalim, për të dyshuarin B.N – në kohëzgjatje prej 48 orë, ndërsa për të dyshuarin – i mitur A.N, në kohëzgjatje prej 24 orëve. Viktima e rastit është i afërm i të dyshuarve – kushëri i tyre, ku motivet e vrasjes kanë qenë pikërisht motive të ulëta dhe e gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë pasur mosmarrëveshje edhe më herët – viktima dhe të dyshuarit”, thuhet në komunikatë. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori