LAJMI I FUNDIT:

Dest ndihet krenar që do të luaj për Milanin

Dest ndihet krenar që do të luaj për Milanin

Sergino Dest ka kompletuar transferimin te skuadra italiane Milan nga Barcelona.

Mbrojtësi amerikan u huazua për një vit nga katalunasit me Milanin që ka opsionin e blerjes.


Kampioni në fuqi i Italisë ka opsionin e blerjes së amerikanit për shumën e 20 milionë eurove në verën e vitit 2023.

Dest është prezantuar te Milani dhe ka thënë se është krenar që do ta vesh fanellën e kampionëve në fuqi të Italisë.

“Jam shumë krenar dhe shumë i emocionuar që jam këtu. Për mua është një nder që bashkohem me kampionët e Italisë dhe të jem pjesë e një klubi kaq historik si Milan”.

“Dua të bëj gjëra të mira dhe të fitoj trofe, duke nisur nga ky sezon”, ka deklaruar mbrojtësi amerikan. /Telegrafi/