LAJMI I FUNDIT:

Deskoska në takim me Byrnes: Ligji për Prokurorinë Publike sfidë kyçe për Ministrinë e Drejtësisë

Deskoska në takim me Byrnes: Ligji për Prokurorinë Publike sfidë kyçe për Ministrinë e Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska sot u takua me ambasadoren e sapoemëruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kejt Mari Bërns, kumtoi Ministria e Drejtësisë.

Ministrja Deskoska i dëshiroi mirëseardhje dhe mandat të suksesshëm ambasadores Byrnes dhe shprehi falënderim për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme të cilën Republika e Maqedonisë së Veriut e e merr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Në pikëpamje të agjendës reformuese të Ministrisë së Drejtësisë, Deskoska e informoi ambasadoren Byrnes për aktivitetet e deritanishme dhe prej së afërmi e njoftoi me ligjet e sjellura, por edhe me sfidën kyçe që paraprin në rrugën e integrimit të shtetit në Bashkimin Evropian.

Deskoska, siç qëndron në kumtesë, theksoi se për momentin ndodhemi në situatë mjaft të ndjeshme me Ligjin për Prokurorinë publike, i cili javën e ardhshme do të dërgohet në procedurë kuvendare, dhe se ky ligj paraqet sfidë kyçe në punën e Ministrisë së Drejtësisë.

Ambasadorja Bërns e transmetoi mbështetjen e SHBA-së në procesin e ndërtimit të institucioneve të fuqishme dhe të pavarura, të bazuara në parimin e sundimit të së drejtës, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe luftës kundër korrupsionit.

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori