Nën patronatin e Komunës dhe Forumit të Bashkësive Fetare të Komunës së Gjilanit, pesë skuadra pjesëmarrëse kanë sprovuar forcat në mes tyre duke dëshmuar se sporti nuk njeh kufi dhe nacionalitet të komuniteteve fetare, raporton Rajonipress.

Sekretari i Bashkësisë Fetare Islame në Gjilan, Agim Hyseni, ka thënë se ky takim në nivelin e sportit është i mirëseardhur për të gjitha komunitetet të cilat jetojnë në vendin tonë.


Ai ka shtuar se në këtë mënyrë se po dëshmojmë se Kosova është një vend ku të gjithë mundë të jetojmë pa dallim feje, po dëshmojmë se vendi ynë është vend i tolerancës dhe këtë rrugë duhet ta ndjekim brez pas brezi. “Është kënaqësi e veçantë se si njerëzit në këtë turne të futbollit po dëshmojnë se kur duam të arrijmë një tolerancë në mes veti nuk ka mundësi askush të na pengojë”.

Hyseni shpjegoi se do të bëjnë përpjekje që ky turne i futbollit të jetë tradicional.

telegrafi sport app