LAJMI I FUNDIT:

Dëshironi të zgjoheni të freskët dhe të pushuar? Bëni vata detoksikimi që do t’ju rigjenerojnë

Dëshironi të zgjoheni të freskët dhe të pushuar? Bëni vata detoksikimi që do t’ju rigjenerojnë
(Foto: Prevention)

Ushqimi, pijet e gazuara dhe alkooli, cigaret, ndotja e mjedisit, stili i pashëndetshëm i jetesës, të gjitha këto grumbullohen në trup dhe i bëjnë njerëzit të ndihen jo të shëndetshëm dhe të rraskapitur.

Nëse dëshironi të zgjoheni në mëngjes plot energji, provoni vatat detoksikuese që mund t’i bëni vet lehtësisht dhe me çmim të ulët, ndërsa më pas do të ndiheni të rigjeneruar.


Mbushësit detoksikues që ngjiten në shputat e këmbëve dhe pastrojnë të gjithë trupin janë shpikur nga japonezët. Vatat duhet të vihen para se të shkoni në shtrat dhe në mëngjes do të zgjoheni të freskët, të pushuar dhe energjikë.

Shtatë arsye pse zgjoheni në mëngjes me dhimbje koke
Lexo po ashtu Shtatë arsye pse zgjoheni në mëngjes me dhimbje koke

Kur i hiqni në mëngjes, do të shihni njolla të errëta, kafe në to, të cilat janë gjurmë të toksinave të hequra nga trupi.

Vatat detoksike të shputave funksionojnë duke drejtuar qarkullimin dhe limfën kah trupi. Domethënë, stili joaktiv i jetesës është fajtor për faktin se qarkullimi “ngec” rreth nyjave, në pjesën e poshtme të këmbëve dhe shputave. Nëse i përdorni këto mbushës, do ta reduktoni ndjeshëm ndjenjën e lodhjes së vazhdueshme, do të shpëtoni nga dhimbjet e nyjave dhe do të keni më pak dhimbje koke.


Sipas LifeAdvancer, për vatat e detoksikimit të shputave ju nevojiten:

një copë qepë të kuqe

1, 2 thelpinj hudhre
ujë
garzë e zakonshme ose vetëngjitëse

ngjitës fiksues

çorape


Pija e mrekullueshme që do t’ju zgjojë më mirë se kafeja
Lexo po ashtu Pija e mrekullueshme që do t’ju zgjojë më mirë se kafeja

Procedura:

Priteni qepën dhe hudhrën.

Mbushni tenxheren me ujë, lëreni të vlojë dhe më pas shtoni qepën dhe hudhrën e grirë. Lëreni të gatuhet edhe për 10 minuta të tjera.

Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet për 20 minuta.

Hidhni pak lëng në një copë garzë, aq sa të njomet garza. Nëse garza është shumë e lagur, shtrydheni lëngun e tepërt.

Ngjiteni garzën në mes të shputës (nëse përdorni garzë të zakonshme, ngjiteni me një copëz). Vishni çorape në mënyrë që vatat të mos bien.

Hidhini ato në mëngjes.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Bugenvila – lule e cila shkakton zili te fqinjët: Nëse e mbillni, kopshti juaj do të jetë më i bukuri në lagje

Bugenvila – lule e cila shkakton zili te fqinjët: Nëse e mbillni, kopshti juaj do të jetë më i bukuri në lagje

Lule
Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori